Panorama Sport (Albania)

Vata: Skënderbeu tradhtoi Korçën, Takaj degjeneroi futbollin

" eagimi i S -së Shulku nuk flet më tepër se sa i thonë"

- JORGIS MEMO

“Shulkun e mësojnë, thotë ato që i urdhërojnë” “UEFA e butë, korçarët kanë president matrapaz” “Më erdhi keq për Partizanin, Sormani me vlera” “Kukësi gabon me trajnerët, s’duhet të ndërrohen aq shpesh”

Rudi Vata rikthehet të flasë për Skënder beun. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka qenë ndër të paktët njerëz që ka parashikua­r me kohë se klubi kampion i Shqipërisë do të dënohej nga UEFA për manipulime ndeshjesh. Dje, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", shkodrani komentoi skandalin dhe hodhi akuza ndaj presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardjan Takaj. Gjithashtu Vata nuk kurseu as ironitë për deklaratën e sekretarit të përgjithsh­ëm të FSHFsë, Ilir Shulku.

Pas përfundimi­t të Europianit, një lajm i keq për futbollin shqiptar ishte dënimi i Skënderbeu­t nga UEFA dhe, më pas, konfirmimi edhe në KAS-in e Lozanës. Ju keni parashikua­r që korçarët do të dënoheshin, por gjithsesi përfundimi­sht vendimi ishte vetëm me një 1 vit jashtë Europës...

Për mua, ky ka qenë një dënim shumë i butë. Përderisa është vërtetuar që pjesëtarët e klubit të Skënderbeu­t kanë bërë veprime të tilla, atëherë gjykoj se është falur. Duhet të ishte një dënim i ashpër, për ta bërë këtë klub shembull dhe natyrisht ata persona që e drejtojnë, të cilët e kanë degjenerua­r futbollin shqiptar.

Gjithsesi, klubi korçar ka reaguar dhe e ka cilësuar dënimin jo të bazuar në fakte...

Për kë po flisni, për ata që dalin në studio televizive dhe flasin si gjeni të futbollit, sikur na kanë bërë shpikje?! Është e vërtetë dhe nuk e mohoj dot që këta njerëz për 89 vjet kanë bërë shpikje për t'i çmendur njerëzit nga mendja, duke manipuluar ndeshjet. Këta persona kanë n<jerrë nga rruga e drejtë lojtarë të rinj dhe njerëz të ndershëm. Kjo është e vërteta e hidhur me klubin e Skënderbeu­t, prandaj dhe e theksoj se është dënuar pak. Korçarët e ndershëm e dinë shumë mirë, ndërsa për ata që nuk e kuptojnë, ndiej keqardhje. Shpresoj që tashmë pas kësaj që ndodhi të zënë mend ata të tjerët, që janë në rrugën e Skënderbeu­t. Futbolli luhet në fushë, jo në tavolinë, ashtu siç janë konsumuar disa shqiptarë në këto 89 vite. Kjo është rruga më e pandershme për t'u bërë i pasur në kurriz të futbollit. Ne, që kemi derdhur djersë për futbollin, duke sakrifikua­r për shumë vite me lojë të ndershme dhe duke thyer duar e këmbë, kur përballemi me këta njerëz, na thonë> "Kush

je ti që më gjykon mua?". Kujt i referoheni?

Vetë presidenti i Skënderbeu­t, matrapazi i futbollit shqiptar. Dhe kujt ia ka thënë, mua që kam lënë nënë e babë, sepse kam dashur më shumë futbollin. Tradhti më të madhe se i ka bërë Skënderbeu qytetit të Korçës nuk ka. Megjithatë, ky matrapaz i futbollit tani le ta gëzojë dënimin dhe të hedhë miliona të tjerë që i ka bërë me politikë. Por, nga ky moment, ky zotëri dhe klubi i Skënderbeu­t është i monitoruar në çdo ndeshje. Me këta njerëz, futbolli shqiptar kurrë nuk ka për të bërë përpara. Ata

lojtarë të Skënderbeu­t nuk kanë se si të rriten shëndetshë­m mendërisht dhe fizikisht, kur ata nuk luajnë ndershëm. Në këtë aspekt do të ketë deficite.

Megjithatë, përtej akuzave të ashpra që ju po bëni, ju vëmë në dijeni që edhe drejtues të lartë të FSHF-së, në rastin konkret sekretari i përgjithsh­ëm Ilir Shulku, e kanë cilësuar si absurd dënimin e Skënderbeu­t. Si e komentoni?

Dakord, por tani kuptojeni edhe ju që Ilir Shulku nuk mundet të flasë më tepër se çfarë i thonë që të deklarojë për këtë situatë. Ky person gjithashtu

nuk mund të bëjë më tepër, nga sa e mësojnë të sillet për raste të tilla. Pra, në këtë aspekt, nuk duhet ta paragjykoj­më shumë sekretarin e përgjithsh­ëm të FSHF-së, sepse nuk vendos ai. Nuk mund të flas më shumë për Shulkun, sepse ai nuk ka mundësi të thotë atë që realisht duhet të thotë. Në këtë moment ne jemi përpara një fakti të kryer, kur UEFA dhe pastaj KAS-i kanë marrë një vendim. Nuk e kanë dënuar Skënderbeu­n gjykatat dhe prokurorët shqiptarë.

Partizani kërkon titullin e sezonit të fundit, si e

gjykoni?

Kjo është logjike. Dua të kujtoj se Skënderbeu­n e kanë dënuar pikërisht ata njerëz që i dhanë të drejtë Shqipërisë për ndeshjen në Serbi. Ne atëherë u gëzuam shumë që, më në fund, fitoi drejtësia për atë që ndodhi në @eograd. Tashmë ata, të cilëve nuk u pëlqen ky vendim i UEFA-s, mund të jenë të përfshirë në këtë vorbull. Kush e mbron këtë tezë, atëherë i bie të jetë kundër futbollit dhe kundër Shqipërisë.

Pas kësaj që ndodhi, çfarë prisnit ju të bënin drejtuesit e Skënderbeu­t?

Me sa di, nuk kanë kërkuar as falje ndaj qytetit të Korçës. Kjo është më minimalja që duhet të bënin, sepse janë tallur me një qytet të tërë. Ata tifozë humbën të drejtën për të ndjekur skuadrën e tyre në Champions, sepse ishte e përlyer. Çudia më e madhe ishte se askush nuk mori përgjegjës­i dhe të paktën të thoshte që është

gabuar. U mbyll si çdo gjë në Shqipëri, por shpresoj që kjo reforma në drejtësi, t'i ndërgjegjë­sojë edhe më shumë njerëzit. Është e rëndësishm­e që këta njerëz, kur të dalin në TV, të jenë të vërtetë, jo të shesin mend. Kështu është kur bën poshtërsir­a dhe antifutbol­l. Erdhi një ditë që UEFA të fali dhe të toleroi, sepse edhe ajo mendon se jemi vend i vogël dhe klubet tona duan të fitojnë disa para. Por jo kështu, u bëmë gazi i botës dhe pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte në Europian.

E keni fjalën për imazhin? Patjetër, ju nuk e keni idenë se sa ndikon kjo në imazhin e futbollit shqiptar. Nuk ka kush e pyet presidenti­n e Skënderbeu­t, sepse s'e njeh askush, ndërsa lojtarët shqiptarë që kanë bërë emër në Europë ndihen keq kur u përmendin këto gjëra, pasi shohin mediat që shkruajnë përherë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Skënderbeu­t dhe Partizanit në sezonin e kaluar
Çast nga një ndeshje mes Skënderbeu­t dhe Partizanit në sezonin e kaluar
 ??  ?? "Skënderbeu­n e kanë dënuar pikërisht ata njerëz që i dhanë të drejtë Shqipërisë për ndeshjen në Serbi. Ne atëherë u gëzuam shumë që, më në fund, fitoi drejtësia për atë që ndodhi në @eograd. Tashmë ata, të cilëve nuk u pëlqen ky vendim i UEFA-s, mund...
"Skënderbeu­n e kanë dënuar pikërisht ata njerëz që i dhanë të drejtë Shqipërisë për ndeshjen në Serbi. Ne atëherë u gëzuam shumë që, më në fund, fitoi drejtësia për atë që ndodhi në @eograd. Tashmë ata, të cilëve nuk u pëlqen ky vendim i UEFA-s, mund...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania