Panorama Sport (Albania)

Alarm për vizat, Partizani rrezikon tre titullarë

Procedura të gjata, të kuqtë në luftë me kohën para Salzburgut

- ARMAND HALILI

Pas ndeshjes së luaj tur në kryeqytet ndaj Salzburgut, zyrtarët e klubit të kuq kanë nisur përgatitje­t për transfertë­n austriake. Por, gjatë ditës së djeshme, klubi është përballur me një problem serioz, pasi tre futbollist­ë nuk mund të udhëtojnë pa vizë në drejtim të Austrisë dhe për këtë arsye është kërkuar pajisja e tyre në ambasadën përkatëse. Labinot Ibrahimi, Ylber Ramadani dhe Sodiq Atanda duhet të plotësojnë disa procedura burokratik­e që të pajisen me vizë dhe koha e shkurtër në dispozicio­n duket se nuk premton shumë për futbollist­ët. Kështu që klubi i kuq është vënë në alarm gjatë ditës së djeshme dhe po punohet për zgjidhjen e këtij ngërçi, pasi mungesa e tre futbollist­ëve në sfidën ndaj Salzburgut do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Sormani. Italiani nuk do të ketë të gatshëm për përballjen e radhës Kalarin dhe tre futbollist­ët që janë të domosdoshë­m, pasi janë projektuar si titullarë. Deklarata

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për "Panorama Sport", ka folur në lidhje me këtë problem, por sipas tij kjo nuk është hera e parë që klubi përballet me të. "Ne kemi zhvilluar edhe herë të tjera udhëtime në vende të ndryshme dhe për këta tre futbollist­ë është kërkuar vizë. Sot ( dje), punonjës të klubit kanë qenë në Ambasadën Austriake dhe ata kanë disa rregulla proceduras­h të tyre, të cilat do të mundohemi që t'i plotësojmë në mënyrë që lojtarët të pajisen me vizë. Do të komunikojm­ë zyrtarisht edhe si klub me ambasadën që gjithçka të zgjidhet dhe besojmë se nuk do të shkojmë deri aty sa lojtarët të mungojnë", ka thënë Tomori. Ndeshja e kthimit mes Salzburgut dhe Partizanit do të luhet të mërkurën e ardhshme, në orën 20:30 dhe Partizani do të mundohet që të përmbysë humbjen e pësuar në Elbasan për të siguruar edhe kualifikim­in.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania