Panorama Sport (Albania)

Radas: “Demat” të na falënderoj­në

Mbrojtësi i korçarëve: Përfituan nga koeficient­i ynë

- LLAZI SARO

Marko Radas, pasi ka rinovuar për të gjashtin vit radhazi kontratën me Skënderbeu­n, tashmë po shijon pushimet në Kroaci, ku po qëndron pranë familjes. Gjithsesi, ai ndjek me kujdes dhe interes çdo gjë që ndodh në kampin e korçarëve. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi tregon gjithçka, që nga përjetimi i mospjesëma­rrjes në Champions e deri te ndryshimet në ekip. Gjithsesi, Radas...

Marko Radas, pasi ka rinovuar për të gjashtin vit radhazi kontratën me Skënderbeu­n, tashmë po shijon pushimet në Kroaci, ku po qëndron pranë familjes. Gjithsesi, ai ndjek me kujdes dhe interes çdo gjë që ndodh në kampin e korçarëve. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi tregon gjithçka, që nga përjetimi i mospjesëma­rrjes në Champions e deri te ndryshimet në ekip. Gjithsesi, Radas beson se do të jetë sërish Skënderbeu pretendent­i kryesor për të fituar titullin kampion, pavarësish­t se një gjë e tillë ndodh prej gjashtë sezonesh tashmë.

Marko, një vit pa Champions Ligë. Si e pritët pezullimin nga UEFA?

Me keqardhje. Shumë madje, por mund të them diçka para se të filloj. Të gjithë gabojmë kur themi se Skënderbeu është pezulluar një vit, apo është përjashtua­r një vit, pasi UEFA e shpjegon mjaft qartë. Në bazë të akuzave që janë bërë karshi nesh, si pasojë e letrave anonime dashakeqe kundër klubit, UEFA na ka përcaktuar si të papërshtat­shëm për të luajtur këtë vit në Europë. Ky është termi i saktë.

Përtej termit, si jeni ndier për këtë vendim?

Normalisht, sikundër e thashë, jam ndier keq, pasi ishim bërë gati të luanim dhe nuk prisnim gjë tjetër veçse të tregonim edhe një herë forcën tonë në fushë dhe të përsërisni­m suksesin që patëm një sezon më parë. Kjo është arsyeja për të cilën na ka ardhur më keq. Plus kësaj, edhe ajo që na dënuan jo për akuza të vërteta, por për shpifje që të vjen turp kur i dëgjon.

Ju mendoni se dënimi nuk ishte i merituar?

Jo, aspak. E thashë edhe më sipër që nuk kishte asnjë fakt të verifikues­hëm nga sa na është thënë, por të gjitha ishin sajesa të kota që nuk e kuptoj se si i kanë marrë për bazë.

Në vendin tuaj luajti Partizani dhe tashmë është në turin e tretë duke u ndeshur me Salzburgun. Nëse do të ishit ju...?

Nuk mund të bësh të tilla krahasime nëse do të ishim ne apo nëse do të ishte Partizani. Normalisht, ekipeve shqiptare në Europë u kam

uruar gjithmonë suksese dhe këtë gjë do ta bëj edhe për Partizanin. Kjo është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pa dyshim që është mirë kur një ekip shkon larg. Partizani tashmë e ka pak të vështirë kundër Salzburgut, por të mos harrojmë që turin e dytë e kaloi me koeficient­in e Skënderbeu­t dhe ky është një fakt që nuk është pranuar dhe as është vënë në dukje nga askush. Ishte për meritë të Skënderbeu­t që ka koeficient­in aq të madh që Partizani u ndesh me një ekip jo favorit. Kjo është diçka që duhet pranuar.

Ju keni rinovuar me Skënderbeu­n për të gjashtin vit radhazi. Çfarë ju bindi?

Çfarë duhet të më bindë më shumë?! Përveç faktit që Skënderbeu është familja ime e dytë dhe asnjëherë nuk largohem nga ky ekip me dëshirën time. Ndihem mirë si pjesë e tij dhe kjo është kryesorja. Jemi një trup tashmë. Nga ana tjetër, mund të them se projekti i këtij klubi është madhor dhe gjithmonë ambicioz për të fituar trofe.

Këtë vit keni shumë ndryshime duke filluar nga

trajneri. Në dy javë si u është dukur Agostineli dhe ku ndryshon nga Josa?

Si fillim, shumë respekte dhe vlerësim të madh për trajnerin Mirel Josa. Kemi bërë katër vite të shkëlqyera së bashku dhe na ka dhënë shumë suksese. Tani është një trajner i ri që kërkon të tregojë veten e vet në futbollin tonë pas eksperienc­ës me Partizanin. Është një trajner që ka ide të qarta për lojën që kërkon dhe na ka shtuar dëshirën për fitore dhe për ta ndjekur.

Janë larguar dhe shumë lojtarë. Si ju duket mbrojtja

pa Arapin dhe Vangjelin?

Normalisht, futbolli gjithmonë ka ndryshime dhe asnjëherë nuk duhet të bëhesh pishman për ndryshimet që bëhen, pasi gjithçka është me kohë. Natyrisht më vjen keq që në mbrojtje u prishën ekuilibrat e vënë prej vitesh, por sërish mendoj se do arrijmë të gjejmë balancat e duhura dhe të jemi po aq të fortë. U uroj suksese të dyve. Por, një mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e kapitenit Shkëmbi. Ka qenë lideri ynë në fushë për kaq vjet dhe na ka dhënë shumë siguri. Do të duhet të luftojmë pa të

tashmë.

Skënderbeu e ka formatin e kampionit edhe për këtë sezon?

Është e kotë që t'i kërkosh Skënderbeu­t me këtë projekt që të mos ketë ambicie për trofe. Sigurisht që e kemi formatin e duhur për të qenë kampionë dhe do të jemi pretendent­ët kryesorë. Natyrisht është e vështirë, pasi ky është viti i shtatë radhazi, por do të kërkojmë me çdo kusht të mbrojmë titullin kampion. Mospjesëma­rrja në Champions na e rriti më shumë ambicien dhe urinë për fitore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania