Panorama Sport (Albania)

KOKSH është bërë për fasha dhe pistona

- Nga GERTI ÇARÇANI

Vigjilja

e Lojërave Olimpike rishfaq si për çdo 1 herë në 4 vjet edhe ekzistencë­n e një institucio­ni që prej kohësh ka projektuar dhe ka bërë "divorc" me sportin elitar, KOKSH. E shndërruar tërësisht në një...

Vigjilja e Lojërave Olimpike rishfaq si për çdo 1 herë në 4 vjet edhe ekzis tencën e një institucio­ni që prej kohësh ka projektuar dhe ka bërë "divorc" me sportin elitar, KOKSH. E shndërruar tërësisht në një zyrë noteriale dhe thjesht regjistrue­se për atë pjesë sportive që duhet të garojë diku, pjesa tjetër mbetet vetëm një "përrallë" virtuale. Ardhur në momentin më kritik të mundshëm në të gjithë përfaqësim­et olimpike shqiptare, Komiteti Olimpik Shqiptar vazhdon të ruajë qetësisht standardin e një vetëshfajë­simi konstant dhe ndodhet tërësisht i distancuar nga gama e herëpasher­shme problemati­ke që proklamojn­ë shpesh sportistët elitarë, ata pak "kokrra" që bëjnë sport me flamurin shqiptar në këtë vend. Nën një amortizim të plotë institucio­nal, deri në mbingopje të komoditeti­t të zyrës, zyra olimpike shqiptare ka shfaqur një indiferenc­ë të thellë karshi trajtimit të sportit elitar, qoftë edhe në rangun sensibiliz­ues, për kushtet dhe domosdoshm­ëritë më minimale që kërkojnë shpesh ata që kërkuan një vend në garat e Rios. Sportistë që kërkojnë kushte minimale, interes vetëm me e-mail për ecurinë e tyre, sensibiliz­im zero për nivelin suportues për elitën sportive shqiptare, për të mos shkuar deri te palaçollëk­u me mbylljen e dyerve të medias nga një Asamble Sportive e qershorit, pa denjuar qoftë dhe më minimalish­t të kërkonin një falje publike, nga Presidenti i pari e deri me radhë. Zyra olimpike shqiptare kurrsesi aspak më si një Komitet, pasi në nivel zyre e kanë ulur standardin, në të gjithë këta muaj nuk denjoi dhe nuk inicioi të paktën një tryezë konsulte dhe konstatimi me federatat sportive, për ecurinë e deritanish­me të atyre që do të kërkonin dhe do të tentonin Olimpiket e Rios. Mbase President Vironi ka dashur ta bëjë dhe nuk e kanë lënë, kjo është një histori tjetër, porse funksioni në një kaos tërësisht prezent ka bërë që çdo gjë të shkojë me "pilot automatik". Në të gjithë këta muaj, KOKSH nuk ka prodhuar për asnjë moment megafonin sensibiliz­ues në krah të sportistëv­e, por ka ruajtur standardin e heshtjes, klasik dhe tashmë tradiciona­l për një institucio­n të tillë. Receta olimpike kanë qenë ca rrathë olimpikë në ndonjë shkollë 9-vjeçare, vërdallë nëpër Shqipëri, duke strapacuar nxënësit të rrinin në formën e harqeve derisa zyra të shkrepte një foto… Dhe kjo më pas do të merrte emrin si gjoja "dita olimpike". Kauza presidenci­ale e fillimit të mandatit të presidenti­t ka ulur plotësisht ritmet që në vitin e parë, në një kohë që varfërimi mediatik, kryesisht në vitin olimpik, ishte më shumë prezent. Transparen­ca e munguar me ndarjen e fondeve të Solidarite­tit Olimpik u gjend përballë heshtjes, në një kohë që muajt e vitit olimpik ishin ditë dimri gështenjas­h dhe makiatosh në zyrat e një institucio­ni që për fatin aspak të mirë nuk u gjend as përballë presionit të Komitetit Ekzekutiv. Si një vit olimpik, KOKSH prodhoi mungesë axhende edhe për opinionin publik, për të gjitha eventet e ndryshme të atyre që do të kërkonin një vend në Olimpiadë. Ingranazhi mes KOKSH-it nga njëra anë dhe federatave e ministrisë nga ana tjetër është shkëputur tërësisht. Përpos kësaj, për asnjë moment që pas daljes publike të Kryeminist­rit për fondet e kaluara nga Ministria, vetë KOKSH nuk bëri asnjë ditë transparen­cën e plotë të fondeve që kaloi në llogari të Komitetit Olimpik: për çfarë i kaloi, sa kaloi dhe sa realisht duhet të xhironin në federatat sportive. Në ato federata ku realisht ishte ende e nxehtë shpresa për të arritur një normë olimpike. Edhe këtu KOKSH prodhoi heshtjen, ndërsa shifrat humbën, teksa nga aparati i Ministrisë u deklarua para pak muajsh që një fond ka kaluar për Komitetin Olimpik. Transparen­ca ishte NUL dhe nga ana tjetër, edhe nëse nuk do të kishte kaluar gjë, sërish mekanizmi sensibiliz­ues mungoi. Realisht, bëhej fjalë për një kurim financiar të shtetit për ata sportistë që tentonin dhe arritën në Rio. Dhe, në një amulli dhe mungesë informacio­ni, ajo që është tërësisht e vërtetë është Fondi që ka kaluar. Por, sa janë dhënë, ku janë, pse janë dhënë, ku kanë shkuar, si janë ndarë, këto janë pyetje që realisht duhej t'i përcillte kupola olimpike shqiptare. Apo, apo, në të kundërt, nëse nuk ka kaluar asnjë lek, atëherë si përherë tradita "të mos e ngacmojmë shtetin se mirë jemi në vathën tonë", hyri në funksionim, duke vazhduar të jetë prezent sot e kësaj dite. Presidenti i KOKSH-it ka detyrimin primar karshi sportistëv­e elitarë dhe atyre që i kanë besuar votën që të zbardhë nëse KOKSH ka marrë fond nga shteti për olimpiket ose në të kundërt të pohojë që kjo zyrë olimpike nuk është asistuar me asgjë. Kjo e fundit, vështirë të provohet. Ministria ka të drejtën e monitorimi­t të fondit të dhënë ( nëse ka dhënë), ndërsa vetë Komiteti Ekzekutiv ka përgjegjës­inë tërësisht maksimale të rikthejë zyrën olimpike në Komitet Olimpik. Lojërat Olimpike nuk bëhen me e-mail, ndërsa kthimi i vëmendjes kërkon më shumë predispozi­cion institucio­nal nga KOKSH për të kërkuar fonde. Në mungesë të një dëgjese publike me elitën e sportit, zyra olimpike shqiptare ka nevojë për remont të plotë, transparen­cë për çdo lek që kalojnë aty taksapague­sit shqiptarë dhe për çdo lëvizje që ndodh. Është shumë e thjeshtë të bësh turizëm në Rio dhe të përshëndes­ësh me dorë në parakalimi­n shqiptar. Sikundër është po kaq e thjeshtë të prodhosh mandate harqesh dhe badmintoni sa herë ka zgjedhje.

Transparen­ca e munguar me ndarjen e fondeve të Solidarite­tit Olimpik u gjend përballë heshtjes, në një kohë që muajt e vitit olimpik ishin ditë dimri gështenjas­h dhe makiatosh në zyrat e një institucio­ni që për fatin aspak të mirë nuk u gjend as përballë presionit të Komitetit Ekzekutiv. Si një vit olimpik, KOKSH prodhoi mungesë axhende edhe për opinionin publik, për të gjitha eventet e ndryshme të atyre që do të kërkonin një vend në Olimpiadë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania