Panorama Sport (Albania)

Higuain në Torino: Do fitojmë Champions-in

"I lumtur që do të luaj me Dibalan, ndihem si në ëndërr"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Iveshur me një fanellë të bardhë dhe një jelek të zi për të simbolizua­r ngjyrat e Juventusit, Gonzalo Higuain ka mbërritur në Torino në orët e para të mëngjesit. Mijëra tifozë bardhezinj ishin në aeroport për të pritur argjentina­sin, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrën e tifozëve të Juventusit. Në orën 10:42, "El Pipita" zbarkoi në Torino dhe qyteti ishte në festë, sepse gjysma e tifozëve festonin për arritjen e marrëveshj­es me një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Pasi zbriti nga avioni, ai u transferua në klinikën "J Medical" për të kryer vizitat mjekësore sa për formalitet, sepse ato të vërtetat i ka kryer në fshehtësi në Madrid. Ai rrëmbeu shallin bardhezi dhe përqafoi tifozët e pranishëm që tani besojnë se me argjentina­sin në ekip do të fitojnë Ligën e Kampionëve. Higuain zbriti në fushën e stërvitjes në Vivono pasdite duke takuar pjesën tjetër të skuadrës. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin nëntë, ashtu siç ishte parashikua­r. Prezantimi i tij përpara mediave do të bëhet ditën e sotme.

Flet Higuain - Në mbërritjen e tij në Torino ka pasur shumë media të pranishme që kanë dashur ta përcjellin në kohë reale dhe hap pas hapi gjithçka që ndodhte me Higuainin. Në fjalët e tij të para si futbollist i Juventusit, 28-vjeçari shprehu lumturinë dhe emocionet e para që gjendet në klubin më të titulluar në Itali. Ai tha se është një ëndërr e bukur që do të luajë përkrah bashkëkomb­ësit të tij, Paolo Dibala. "Po përjetoj emocione të jashtëzako­nshme dhe jam shumë i lumtur që do të luaj për Juventusin. Shpresoj të bëjmë një sezon të mirë dhe, pse jo, të fitojmë Ligën e Kampionëve. E rëndësishm­e është të punojmë në qetësi sepse ky është objektivi i Juventusit dhe ëndrra e tifozëve. Dibala? E njoh më përpara sepse kemi luajtur disa ndeshje në kombëtare. Kam miqësi me të dhe jam i kënaqur që do të luajmë së bashku. Ai më ka thënë se Juventusi është një skuadër dhe një familje e madhe dhe do të ndihem shumë mirë", tha Higuain. Transferim­i i bujshëm i argjentina­sit u arrit për faktin se Juventusi vendosi të paguante klauzolën prej 90 milionë euro që Napoli i kishte vënë lojtarit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania