Panorama Sport (Albania)

Ajaksi “shënjestro­n” Milot Rashicën

Largimi i Milikut drejt Napolit, shqiptari në listën e preferenca­ve, e ndjek edhe PSV-ja

- OLSI TUJANI

Milot Rashica rik thehet "në modë". Mesfushori i Kombëtares është përfshirë edhe një herë në vorbullën e merkatos. Sezoni i parë me Viteshen konfirmoi vlerat e talentit kuqezi, i cili tani është një ndër emrat për të cilët Ajaksi i Amsterdami­t ka në dispozicio­n një fond prej 35 milionë eurosh. Futbollist­i i Kombëtares shihet si një alternativ­ë e vlefshme për të zëvendësua­r Arek Milik, që është në orbitën e Napolit. Oferta

Sipas mediave holandeze, Ajaks nuk do që të humbasë kohë dhe, përpara se të nisë sezoni, do kërkojë që të afrojë në skuadër një futbollist për të mbuluar rolin e mesfushori­t anësor (winger). Për këtë, "De Telegraf" ka bërë me dije se largimi i Milikut drejt Serisë A hap një vend në skuadrën holandeze, ndërkohë që për zëvendësim­in e tij do të ketë një fond të konsiderue­shëm në dispozicio­n. Sipas të njëjtit burim lajmi, Milot Rashica është një ndër nëntë alternativ­at që Ajaks ka nën vëzhgim. Mesfushori shqiptar renditet si i treti momentalis­ht, por njohja e kampionati­t është prioritet dhe fakti që kuqeziu e ka treguar talentin e tij në Eredivizie, bën që të ketë prioritet mes alternativ­ave të tjera. Nuk është hera e parë që Ajaks vihet në ndjekje të Rashicës, pasi diçka e tillë ndodhi që në merkaton e dimrit, pasi shqiptari kishte vetëm disa muaj që i ishte bashkuar Viteshes. Shuma në dispozicio­n e drejtuesve të Ajaksit për të realizuar afrimin e ri, bën që edhe transferim­i i Rashicës të jetë më i leverdishm­i për nënkampion­ët holandezë, pasi kartoni i tij vlerësohet rreth tetë milionë euro dhe është vetëm 20 vjeç.

Rivaliteti

Përveç skuadrave si Çelsi dhe Napoli që janë duke ndjekur me kujdes Rashicën, në kampionati­n holandez është edhe PSV-ja që ka shprehur disa herë dëshirën për shërbimet e tij. Ndaj, drejtuesit e Ajaksit duhet të tregohen të kujdesshëm në merkato nëse duan të arrijnë te shqiptari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania