Panorama Sport (Albania)

Dervishi: Starova u bë si strateg që flet për të gjithë

-

Ish-drejtori i klubit të Partizanit, aktualisht te skuadra e Kukësit, Dritan Dervishi, ka reaguar pas deklaratav­e të këshilltar­it të presidenti­t Demi, Sulejman Starova. Dervishi ka thënë se ky i fundit nuk duhet të japë mendime për Kukësin, por ta bëjë një gjë të tillë për Partizanin. Gjithashtu ai ka folur edhe për aventurën europiane të të kuqve.

Duke qenë se keni dhënë kontributi­n tuaj te Partizani gjatë sezonit të kaluar, ç'mund të na thoni për ndeshjet që të kuqtë kanë luajtur deri më tani në Europë, duke nisur nga kualifikim­i me Ferencvaro­shin? Partizani edhe një herë tjetër ka treguar se është një skuadër me karakter dhe lojtarët respektojn­ë ngjyrat e klubit të tyre. Kualifikim­i ndaj ekipit hungarez erdhi falë lojës në grup dhe aftësive të portierit më të mirë në Shqipëri, Alban Hoxha.

Drejtues të klubit janë shprehur se kishin studiuar Ferencvaro­shin...

Starova është studiues dhe këtë e dimë, por Partizani ka trajner Sormanin dhe pritja e penalltive është meritë individual­e e portierit Hoxha. Shpresoj që të studiojnë edhe Salzburgun që të na japin kënaqësinë e kalimit të turit nga ekipi i kuq, pasi unë gjithmonë në Europë mbështes ekipet shqiptare. Ajo që e ka fituar ndeshjen e saj deri tani është tifozëria e kuqe.

Skuadra ku ju jeni tani është eliminuar, ndërkohë që kishit marrë edhe disa lojtarë në huazim nga Skënderbeu, gjë të cilën Starova e quajti sharlatani­zëm...

Starova të shohë punët e tij se na është bërë si strateg që flet për gjithçka dhe për të gjithë. I them Starovës të merret me këshillat që duhet t'i japë presidenti­t të tij dhe të mos merret me Kukësin se nuk kemi nevojë për këshillat e tij.

E ka konsiderua­r edhe si të shëmtuar shkarkimin e trajnerit Lika. Keni një koment për këtë?

E përsëris sërish që të shohë punët e klubit të tij.

Nëse do të ishit ende drejtor te Partizani, do të kishit mendimin se federata duhet t'ia japë titullin kampion Partizanit pas dënimit të Skënderbeu­t nga UEFA?

FSHF nuk ka nevojë për mendimet tona. Ata janë një staf shumë kompetent dhe që dinë t'i lexojnë vendimet që vijnë nga UEFA. Mendoj se është gabim që të kërkojnë gjëra nëpër gazeta duke synuar që të bëjnë "shou".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania