Panorama Sport (Albania)

“Spiun” në Austri, ja si u zbuluan sekretet

"Partizani duhet të shënonte, në shtëpi janë shumë të fortë"

- ARMAND HALILI

Të gjithëve u ka rënë në dy paraqitja shumë e mirë që Partizani bëri në ndeshjen ndaj Salzburgut dhe ajo nuk ka qenë rastësisht. Për të përgatitur takimin ndaj austriakëv­e, drejtuesit e kuq kanë shfrytëzua­r informacio­net e marra nga ish- futbollist­i i tyre, Dritan Baholli, i cili ka luajtur për disa ekipe në kampionati­n austriak, ndërsa së fundmi ka mbajtur edhe pozicionin e zv. trajnerit te Rapidi i Vjenës. Në një prononcim për "Panorama Sport", Baholli tregon këshillat që u ka dhënë drejtuesve të Partizanit për ndeshjen ndaj austriakëv­e. "Salzburgu ka një skuadër shumë të fortë me një mesfushë të frikshme. Kështu u thashë drejtuesve të Partizanit, që duhet ta hapnin sa më shumë lojën në krah dhe të hidhnin topa diagonalë në zonë, në mënyrë që të kishin mundësitë e tyre për të shënuar. Unë e kam parë ndeshjen dhe mendoj se Partizani e ka interpretu­ar lojën shumë mirë. Lojtarët kishin disiplinë në fushë dhe nuk po i linin hapësira kundërshta­rit, deri në momentin që janë ndëshkuar. Të them të drejtën, kisha shpresa se Partizani do të mundte të shënonte në ato raste që iu dhanë, por nuk ia doli. Në fakt, kjo ishte ideja e lojës, por nuk duhet të harrojmë edhe faktin se lojtarët e Salzburgut kanë një gjendje fizike të jashtëzako­nshme, e cila mendoj se ka bërë diferencën në atë përballje", ka thënë Baholli, i cili në karrierën e tij futbollist­ik ka luajtur edhe për skuadrën e Tiranës në vendin tonë.

Ndeshja e kthimit - Javën e ardhshme, Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit në Austri, por për Bahollin, i cili i njeh mjaft mirë kundërshta­rët e të kuqve, shanset për kualifikim janë shumë të vogla. "Salzburgu është një skuadër, e cila has vështirësi të mëdha në ndeshjet që luan në transfertë. E ka pasur gjithmonë këtë mangësi dhe për këtë arsye Partizani duhet që të merrte një rezultat pozitiv në takimin e Elbasanit. Është pothuajse e pamundur që ata të humbasin në shtëpinë e tyre. Janë shumë të fortë aty dhe asnjëherë nuk kanë gabuar në kompeticio­net

europiane, pavarësish­t ekipeve që kanë pasur përballë. Kështu që për Partizanin e shoh shumë të vështirë që të kualifikoh­et në ndeshjen e dytë pas humbjes 1-0. Por, futbolli për këtë arsye është i bukur, pasi mund të rezervojë surpriza të mëdha dhe ndoshta ndodh një e tillë", ka mbyllur Baholli. Ky i fundit është falënderua­r publikisht nga këshilltar­i i presidenti­t Demi, Sulejman Starova, që i ftuar në një studio televizive ka thënë se ish-futbollist­i ka vënë gjithë informacio­nin e tij në shërbim të stafit të Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania