Panorama Sport (Albania)

“Partizani bëri një hap të madh”

"Sormani është një trajner me vlera, Trashi dhe Torasa më kanë impresionu­ar me sigurinë që kanë"

- JORGIS MEMO

Për ish-mbrojtësin sh kodran, Rudi Vata, Partizani ka bërë një hap të madh me kualifikim­in për në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport", Vata bën elozhe për klubin e kuq, flet për trajnerin Sormani, si dhe pranon se mesfushorë­t Lorenc Trashi dhe Agustin Torasa e kanë impresionu­ar me paraqitjet që kanë bërë në Champions. Sipas ish-trajnerit të Vllaznisë, të kuqtë e trembën Salzburgun, duke dhuruar një paraqitje dinjitoze.

Rudi, ta nisim me Partizanin, ekipin e vetëm shqiptar që ka mbetur në Kupat e Europës. Çfarë përshtypje­je ju la ndeshja ndaj Salzburgut?

Të jem i sinqertë, për Partizanin më ka ardhur shumë keq, pasi bëri një lojë solide ndaj Salzburgut. Në 1F minutat e para mendova se austriakët po dominonin, duke qenë se treguan më shumë personalit­et. Mirëpo, pas minutës së I9-të, Partizani konfirmoi se jo vetëm që di të mbrohet mirë, por edhe sulmon frikshëm.

Të kuqtë e filluan me Ligën e Europës, ndërsa më pas UEFA u dha të drejtën e pjesëmarrj­es në Champions. E prisnit që të kualifikoh­eshin ndaj një klubi me emër të madh si Ferencvaro­sh?

Së pari, duhet të kuptojmë se Partizani është një skuadër e re dhe e formuar në vitet e fun- dit, pas asaj shkëputjej­e nga Kategoria Superiore. Mirëpo, ka bërë hapa të mëdhenj dhe për momentin mendoj se është një ekip kompakt. Shoh gjithashtu një klub të organizuar mirë, ndërkohë që trajneri i ri ka sjellë një formulë interesant­e që do t'i shërbejë futbollit shqiptar. Sormani më ka lënë përshtypje të një trajneri shumë serioz dhe me vlera. Kualifikim­i ndaj Ferencvaro­shit ishte një hap i madh për vetë perspektiv­ën e këtij klubi. Shpresoj që të jetë një Partizan në rritje dhe të vazhdojë me investime në njerëz dhe infrastruk­turë. Rezultatet e mëdha nuk vijnë menjëherë, kështu që do pak kohë të bësh një hap të madh në Europë. Unë mendoj se klubi i Partizanit duhet të jetë i kënaqur me atë që ka arritur deri më tani, sepse vërtet ka bërë një figurë të mirë.

Tashmë, si i shikoni shanset, a mund të bëjë një tjetër mrekulli Partizani?

Do ta ketë shumë të vështirë, sepse Salzburgu e tregoi se çfarë skuadra kishte kur mbeti me 19 lojtarë. Atëherë kur mendohej se ndoshta një barazim ishte shumë i arritshëm për Partizanin, ndodhi e kundërta. Natyrisht, nuk është ndonjë humbje e madhe sepse Partizani e tregoi veten duke luajtur me dinjitet. Rezultati 9-1 është i keq, por sinqerisht nuk do të çuditesha nëse ndodhte ndonjë përmbysje.

Nuk shikoni një Salzburg që të tremb?

Një leksion ma ka dhënë dy javë më parë ndeshja e Hibernians me @rondbin në Ligën e Europës. Hibernians humbi në Skoci 9-1 dhe pastaj shkoi në transfertë dhe fitoi 9-1. Futbolli po tregon se skuadrat që kanë emër të madh mbeten të tilla, ndërsa këto klube si Salzburgu, që kanë ndoshta superbu < het, nuk është se kanë ndonjë yll në skuadër. E pamë ndaj Partizanit që austriakët nuk kishin ndonjë element që të vendoste fatet e lojës. Thjesht fituan me një penallti dhe pak fat. Mund të duket e çuditshme, por nëse skuadrat vazhdonin me 11 lojtarë, Partizani do të kishte edhe më tepër shanse, kjo është bindja ime. Gjithsesi, skuadra si Salzburgu që luajnë rregullish­t në Kupat e Europës dinë të godasin në momente të rëndësishm­e të ndeshjeve. Ata shfrytëzua­n një moment dhe fituan, pra diferenca u bë tek eksperienc­a. Në ndeshjen e kthimit, Salzburgu nuk do të neglizhojë sepse e pa çfarë kundërshta­ri kishte, kështu që për Partizanin do bëhet e vështirë.

Nga katër ndeshjet e këtij edicioni në Europë, kush lojtar ju ka impresionu­ar te Partizani?

Më ka lënë një përshtypje të mirë mesfushori Trashi. Është një lojtar që e interpreto­n mirë lojën dhe mbi të gjitha ka shumë siguri. Gjithashtu ka një goditje të mirë me të majtën dhe më pëlqen, pasi është punëtor dhe efikas në lëvizjet. Edhe ndaj Salzburgut, në disa situata të vështira në zona të ngushta, arriti të bënte diferencën. Nuk mund të rri pa evidentuar argjentina­sin Torasa, i cili i dha shansin Partizanit të ishte me një lojtar më shumë se kundërshta­ri. Këtij lojtari me sa di i është dhënë mundësia të bëjë hapin e madh në Europë, pikërisht te Salzburgu, por është rikthyer në Argjentinë.

Në syrin tuaj, kush nga ky grup lojtarësh mund të shitet jashtë Shqipërisë?

Së pari, duhet të pranojmë se kampionati shqiptar nuk ka nivelin e ligave të forta, kështu që kjo ndikon shumë. Ju thashë që më pëlqen Trashi, por edhe i riu @ardhi. Është një djalë me të dhëna shumë të mira teknike, ka një prezencë shumë të bukur në lojë dhe më duket një lojtar me kualitete të mira. Mirëpo, ka nevojë shumë të punojë në aspektin fizik për t'u forcuar dhe të përballojë lojtarë të përgatitur. Nuk mjafton ana teknike për të shkuar në një kampionat më të fortë në Europë, duhet të kesh rendiment për të përballuar 49 ndeshje në sezon. Ne këtë problem e kemi edhe me lojtarë të Kombëtares, që kanë shkuar në Kroaci dhe nuk kanë arritur dot të bëhen të rëndësishë­m. Është edhe çështje mentalitet­i, pra nuk duhet të kënaqen me pak. U ka dhënë Woti talentin, por duhet të fokusohen totalisht te futbolli. Nëse do të bëhesh lojtar, nuk ke kohë të mendosh për qejfe.

Këtë e thoni nga eksperienc­a personale?

Natyrisht, energjitë mjaftojnë nëse i konsumon vetëm në atë profesion që t'i paguhesh mirë dhe ke një emër të rëndësishë­m. Edhe unë këtë e kam kuptuar që kur kam lëvizur për herë të parë nga Shqipëria.

"Për Partizanin më ka ardhur shumë keq, pasi bëri një lojë solide ndaj Salzburgut. Në 1F minutat e para mendova se austriakët do dominonin, duke qenë se treguan më shumë personalit­et. Mirëpo, pas minutës së I9-të, Partizani konfirmoi se jo vetëm që di të mbrohet mirë, por edhe të sulmojë frikshëmJ

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania