Panorama Sport (Albania)

Kukësi akord për 4 mijë € në muaj me Osmanin, sot pritet zyrtarizim­i

Musolli pranon rinovimin, Shameti e Mici pezull

- S.Sulozeqi

Kukësi nuk u ndahet lojtarëve të Skënderbeu­t. Verilindor­ët kanë gjetur një akord paraprak me qendërmbro­jtësin Tefik Osmani dhe dita e sotme mund të jetë ajo finale në të cilën ai të prezantohe­t si futbollist­i më i ri që do t'i shtohet kontingjen­tit të teknikut Gjoka. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar tratativat mes palëve dhe gjithashtu detaje të kontratës së re për të cilën mungon vetëm firma. Futbollist­i i Skënderbeu­t ka qenë një dëshirë e skuadrës së Kukësit që në fillim të kësaj merkatoje, ndërkohë që duket se pas aventurës europiane drejtuesit e ekipit verilindor kanë arritur që ta bindin lojtarin. Bëhet fjalë për një akord paraprak që është thuajse drejt finalizimi­t me sukses.

Detajet - Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar edhe disa nga detajet e tratativav­e. Lojtari pritet që të firmosë një kontratë njëvjeçare, në të cilën do të ketë të përfshirë një klauzolë për rinovim edhe për një tjetër sezon. Gjithashtu, mësohet se futbollist­i do të përfitojë një pagë fikse prej 4 mijë eurosh në muaj.

Të tjerët - Ndërkohë, drejtuesit e Kukësit kanë përfituar nga festa në dasmën e tij, për t'i paraqitur Musollit një kontratë të re dyvjeçare, të cilën ai pritet ta firmosë sapo të mbërrijë në Shqipëri, që e bën atë lojtarin më jetëgjatë në këtë klub. Për Micin dhe Shametin do të ketë një takim brenda këtyre dy ditëve me presidenti­n Gjici, përpara se të thuhet fjala e fundit. E njëjta situatë është edhe për Pejiç, por kroati pritet të japë një përgjigje pozitive për numrin një të kuksianëve. Malota është një tjetër çështje, pasi stafi teknik e ka deklaruar jashtë planeve. Gjithsesi, edhe ai do të zhvillojë një bisedë me presidenti­n e Kukësit, përpara se të vendoset e ardhmja e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania