Panorama Sport (Albania)

Tirana, në “alarm” për sulmin

Bie zyrtarisht pista e senegalezi­t që luan në Turqi, klubi në negociata me dy afrikanë

- ADELA MERKO

Te Tirana ka "alarm" për sulmin. Kur kanë kaluar 10 ditë përgatitje në Zllatibor, ende nuk është gjetur "bomberi" i shumëkërku­ar. Ky shqetësim ndihet nga vetë klubi dhe stafi teknik, ndërsa presioni i tifozëve sa vjen dhe shtohet. Në rrjetet sociale ata i kanë mëshuar ndjeshëm kësaj pjese, ndërsa kërkojnë me ngulm që këtë sezon të gjendet me çdo kusht një "makineri" golash. Prej dy vitesh, problemi mbetet i pazgjidhur, ndaj drejtuesit me urgjencë po operojnë në merkato për të gjetur të paktën dy lojtarë goli. Por dështimet e së shkuarës kanë krijuar një lloj stepje te kryeqyteta­sit, pasi nuk duan që të përsërisni­n gabimet e së shkuarës. Burime për "Panorama Sport" zbulojnë se drejtuesit janë në negociata me dy lojtarë afrikanë, megjithatë emrat mbeten një mister më vete. Në fakt, prej kohësh përflitet afrimi i sulmuesve nga ky kontinent, por ende zyrtarizim­et mungojnë. Emeka Emerun, sikundër dihet, u "arratis" nga grumbullim­i pasi nuk pranoi provën, Selemani Ndikumana pasi priti bardheblut­ë, vendosi që të firmoste në Katar. Në të tilla kushte, nën urdhrat e Ilir Dajës mbetet vetëm një "pykë" e mirëfilltë, pikërisht Grent Halili, i biri i presidenti­t. Në tri miqësore që janë zhvilluar,

Tirana e ka gjetur vetëm tri herë rrjetën, pikërisht në të parën ndaj Petrovacit ( ku shënuan Halili, Karabeci dhe Bajrami), ndërsa në dy të tjerat kanë hasur vështirësi para porte. Qëllimi i klubit është që të gjendet të paktën një "bomber" deri javën e ardhshme,

pasi kjo është mënyra e vetme që skuadra të marrë formë dhe afrimi i ri të ketë kohën e nevojshme që të punojë dhe përshtaten me grupin.

Senegalezi - Ditë më parë doli në skenë emri i senegalezi­t Papa Ndiaje, lojtar që luan në Turqi me Osmnalispo­r.

Por, huazimi i tij drejt Shqipërisë është i pamundur, jo vetëm se kushton shumë financiari­sht, por mbi të gjitha për faktin se llogaritet si titullar nga skuadra turke. Pra, ky emër bie zyrtarisht si opsion, duke i detyruar bardheblut­ë që të shohin pista të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania