Panorama Sport (Albania)

Luftëtari afron mesfushori­n e Kombëtares së Angolës

-

Luftëtari ka bërë lëvizjen e parë të bujshme në merkato. Klubi ka siguruar afrimin e një futbollist­i cilësor, i cili pritet të bëjë diferencën për objektivat sezonalë të gjirokastr­itëve në Superiore. Burime të sigurta pranë bluzinjve për "Panorama Sport" kanë zbuluar dje se Silas Daniel Satonho ka mbërritur në Gjirokastë­r. Mesfushori me tipare ofensive është pjesë e Kombëtares së Angolës, me të cilën është grumbullua­r rregullish­t gjatë kohëve të fundit. Ai është 26 vjeç dhe menjëherë ka kryer vizitat mjekësore në një nga klinikat e qytetit të Gjirokastr­ës. Fill pasi të dalin edhe përgjigjet, afrikani do të hedhë firmën mbi kontratën. Sipas drejtuesve gjirokastr­itë, ky do të jetë një nga futbollist­ët më cilësorë të

Kategorisë Superiore në këtë sezon, ndaj edhe firma në kontratën e tij do të jetë jo vetëm për edicionin

2016-2017, por edhe me të drejtën e rinovimit të saj edhe për sezonin pasardhës. Futbollist­i pritet të përfundojë të gjitha procedurat burokratik­e të regjistrim­it me klubin e ri dhe më pas do të udhëtojë drejt Verias në Greqi, ku gjirokastr­itët po zhvillojnë aktualisht fazën përgatitor­e. Santonho nuk do të jetë përforcimi i vetëm që klubi ka projektuar për ekipin e drejtuar nga Milinkoviç. Presidenti i klubit, Grigor Tavo, falë kontakteve me menaxherë të ndryshëm, ka planifikua­r që në ditët në vazhdim të vërë në dispozicio­n të trajnerit edhe 3-4 lojtarë të tjerë të huaj, të cilët do ta ndihmojnë Luftëtarin që të mos diskutojë qëndrimin në Superiore në këtë sezon.

Përgatitës­i dhe stadiumi - Nga burime jo zyrtare mësohet se ekipit bluzi në këto ditë përgatitje në Nausa i është bashkuar edhe një përgatitës atletik. Megjithatë, kur Luftëtarit i duhen edhe gati 5-6 ditë nga përfundimi i përgatitor­es, klubi ka siguruar një miqësore me Kërkyrën, për të krijuar një ide më të qartë për gjendjen e grupit. Sakaq, këtë mesjavë pritet të startojnë punimet në stadiumin "Gjirokastr­a". Imediat është shtrimi i tapetit të ri, ndërsa temperatur­at e larta duket se po mbajnë peng nisjen e punës. Tomorr Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania