Panorama Sport (Albania)

Teuta në kërkim të një sulmuesi, pritet një i huaj

-

Merkatoja e Teutës ende nuk është mbyllur, përkundraz­i drejtuesit po operojnë me shpejtësi për të kompletuar grupin. Burime në klub zbulojnë se po punohet për të gjetur një sulmues, ndërsa shanset më të mëdha është që të jetë i huaj. Megjithatë, në Durrës po tregohen të kujdesshëm në emra, pasi nuk duan që të komplikojn­ë tratativat. Sakaq, pritet që brenda javës të ketë zhvillime rreth rinovimeve. Shpëtim Moçka është shumë pranë mbylljes së marrëveshj­es dhe shanset janë që portieri vlonjat edhe për një vit të mbrojë ngjyrat e Teutës. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Nijas Lena. Ish-mesfushori i Flamurtari­t pritet që të hyjë në bisedime me klubin, për të zgjatur kontratën për një tjetër vit. Vlen për t'u përmendur që drejtuesit durrsakë kanë qenë të hapur për të biseduar me të gjithë lojtarët, të cilët kanë qenë pjesë e organikës për kampionati­n e fundit. Skuadra edhe dje ka vijuar përgatitje­t, ndërsa ngarkesat kanë ardhur në rritje. Këtë të shtunë është projektuar një miqësore kundër Flamurtari­t, ekip ky që drejtohet nga ish-trajneri Gugash Magani. Kjo provë do t'i shërbejë ndjeshëm Teutës për të parë gjendjen e grupit. Sa u përket afrimeve që skuadra durrsake ka bërë deri më tani, ata po ambientohe­n shumë mirë me grupin dhe po tregojnë që mund të jenë elementë të vlefshëm për formacioni­n e Julian Ahmatajt. Shkodranët Raboshta dhe Borshi duket se e njohin shumë mirë njëritjetr­in. Kjo gjë kuptohej lehtësisht gjatë seancës së djeshme, teksa të dy futbollist­ët ishin tejet bashkëpunu­es. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania