Panorama Sport (Albania)

Firmos edhe mbrojtësi Dukiç, 10 zyrtarizim­e në pak minuta

-

Korabi e ka nisur këtë javë mjaft fuqishëm. Pasi ka zyrtarizua­r të hënën djaloshin 21-vjeçar Denis Peposhi, "vala" e afrimeve ka vijuar edhe dje, madje me ritëm të frikshëm. Teksa klubi për pak minuta ka zyrtarizua­r edhe 10 lojtarë të tjerë, kryesisht lojtarët që kanë mbyllur sezonin e kaluar si: Endrit Prençi, Elvis Prençi, Danijel Jubani, Sokol Mziu e Fation Kiri. Ndërsa të radhës që kanë firmosur kontrata janë Rudin Nako, Ervis Kaja, Vangjel Zguro dhe Meglid Mihani, duke e çuar në 17 numrin e lojtarëve me kontratë të re. Veç tyre, është blinduar edhe krahu i djathtë i mbrojtës. Ish-i i Bylisit, Dushko Dushiç, zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës dibrane, ndërsa dje është prezantuar nga klubi. Më herët kishin firmosur kontratat e tyre sezonale edhe 6 lojtarë të Laçit, duke filluar nga ish-kapiteni i laçianëve, Emiljano Veliaj, portieri Miroslav Vujadinovi­ç e për të kaluar tek Alfred Zefi, Arjan Sheta, Emiljano Çela dhe Agim Meto. Korabi më në fund e ka marrë me mjaft seriozitet punën për ndërtimin e skuadrës që do ta përfaqësoj­ë në Superiore. Edhe pse është një skuadër debutuese, klubi po godet fort në merkaton e këtij vere, duke marrë lojtarët më cilësorë dhe me përvojë në këtë kategori. Pas firmosjes edhe të 9 lojtarëve të tjerë, duket se janë mbyllur të gjitha repartet përveçse sulmit, që mbetet edhe pika më e nxehtë që ende nuk ka marrë zgjidhje. Veç këtyre, pritet që deri nesër të vendoset edhe për lojtarët e tjerë në provë, të cilët nuk janë pak, por 19. Nuk dihet se sa prej tyre do të kalojnë me sukses "klasën", por e sigurt është që brenda kësaj jave trajneri Artan Mërgjyshi do të vendosë pikat mbi "i". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania