Panorama Sport (Albania)

Zhgënjen Vllaznia, "skarcohen" tre të huaj pas barazimit

Pa gola ndaj Deçiçit, bind vetëm shkodrani Hebaj

-

Vllaznia ka barazuar në miqësoren e tretë. Ndeshja, e cila këtë herë është luajtur në Shkodër, në fushën sportive "Reshit Rusi", ka zhgënjyer drejtuesit dhe stafin teknik. Me mbylljen e kësaj miqësoreje, stafi teknik ka "skarcuar" ata që nuk bindën. Veç Rubin Hebajt, i cili bëri paraqitje të mirë, aventurës në Shkodër i japin fund tre të huaj. Bëhet fjalë për braziliani­n Belmani, si edhe patriotin e tij të mesfushës, emri i të cilit mbeti mister. Por, veç tyre, u kthye andej nga ka ardhur edhe bjellorusi Rekish.

Ndeshja - Trajneri Armando Cungu e nisi lojën me formacioni­n ku bindnin në sy ata që janë në provë. Ndoshta kjo solli një Vllazni tejet konfuze, e cila e kishte të vështirë që t'i afrohej portës së Deçiçit. Dhe fakti që nuk u krijua asnjë rast solli irritim te stafi teknik, çka e demonstroi haptazi. Sakaq, miqtë nga Tuzi kanë pasur mundësi të mira shënimi. Fraksioni i dytë solli ndryshime të shumta në 11-she, ndërsa në fushë u futën Pjeshka, Tafili, Hebaj, Dyca, Selimaj, Vecaj, Dema, Gurishta e Fangaj. Vllaznia duket më kërkuese, madje me pak kujdes mund të gjente edhe golin. Ka qenë shkodrani i ri Rubin Hebaj që dy herë me radhë ka rrezikuar portën mike. Në momentin e parë gjuan bukur me kokë dhe në të dytin godet fort në hyrje të zonës, por pa shënjestru­ar siç duhet.

Rrezikshmë­ria e sulmuesit shtatlartë ka qenë i vetmi problem për portën mike. Një barazim ky që nisur edhe nga loja e zhvilluar ka lënë një përshtypje të keqe jo vetëm te stafi teknik, por edhe te tifozëria. Prezente në stadium ishte edhe kryebashki­akja Voltana Ademi, si edhe kryetari i bordit Shpëtim Quku. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania