Panorama Sport (Albania)

Demiraj tregon planet: Ja si do jetë Apolonia e re

“Po hidhen hapat për një skuadër që do lërë gjurmë”

- MIKEL MBRIÇAJ

Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje. Nga Apo lonia janë larguar pothuajse të gjithë titullarët që mbyllën sezonin e kaluar. Dje ka qenë radha e Marko Rajkoviç, i cili ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Në një intervistë për gazetën, trajneri Elidon Demiraj rrëfen ndryshimet e fundit dhe flet për objektivat që do të kenë fierakët në vazhdim.

Cila është gjendja e skuadrës që ju po stërvisni këto ditë?

Nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm nga ajo e ditëve të para të grumbullim­it kur filluam përgatitje­t për sezonin e ri. Ka pasur ndonjë keqardhje apo mosbesim, por kur janë njohur me strategjin­ë afatmesme dhe afatgjatë të klubit, lojtarët janë qetësuar dhe kanë më shumë besim te vetja.

Ç'do të thonë për ju si trajner largimet e titullarëv­e të sezonit të kaluar dhe ndërtimi nga e para e skuadrës?

Asnjë trajner nuk do ta dëshironte një gjë të tillë. Por, kjo është një strategji e klubit për të ndërtuar një skuadër me lojtar të rinj dhe cilësorë që do t'i japin një shtytje të mëtejshme futbollit në qytetin tonë. Në skuadër kemi shumë lojtarë të rinj që janë aktivizuar dhe në sezonin e kaluar dhe që kanë njëfarë eksperienc­e dhe së bashku me ata të akademisë së futbollit fierak do arrijmë të ndërtojmë një skuadër me kualitete. Vërtet fillimi do të jetë i vështirë, por jam i sigurt se fundi do të jetë i gëzuar dhe i suksesshëm.

Si e parashikon­i këtë strategji të re?

Çdo strategji në fillimet e zbatimit të saj ka vështirësi. Por, unë jam i bindur se ato do të kalohen shpejt dhe këta lojtarë

të rinj nga ndeshja në ndeshje do të mësojnë shumë më tepër. Ndoshta në sezonin e ri do të kemi një skuadër që edhe mund të çalojë në këtë drejtim. Por, të jeni të bindur se në sezonin pasardhës do të jetë një ekip kompetitiv dhe i konsolidua­r për t'u ngjitur në elitë.

Cili do të jetë objektivi i Apolonisë për sezonin e ardhshëm?

Të rritet në lojën e saj nga ndeshja në ndeshje. Të japë maksimumin në fushën e lojës dhe të kërkojë me këmbëngulj­e që të shfaqë sa më mirë vlerat e saj reale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania