Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, ja lista për stolin

Nga Nevil Dede te Samuel Nikaj, zbardhen dëshirat për “timonierin” e ri

- LIRIDON PASHA

Kastrioti ka zbritur edhe dje në fush ën e blertë të stadiumit të Krujës ku ka vijuar seancat e radhës stërvitore. Edhe ditën e djeshme ekipi është drejtuar nga zv/ trajneri Gëzim Rama. Pavarësish­t se ditë më parë u raportua se trajner do të jetë sërish shkodrani Elvis Plori, madje u konfirmua edhe nga drejtuesit, deri më tani tekniku shkodran akoma nuk ka dalë në stërvitje. Me sa duket, tekniku nuk do të pranojë të drejtojë më krutanët. Plori e bëri të ditur disa ditë më parë se do të jetë në krye të ekipit vetëm nëse do të bëhen afrime dhe do të jenë pretendent­ë. Duket se tekniku nuk është bindur, në një kohë që deri tani ka pasur vetëm dy afrime, mbrojtësit Vilson Lila e Rigers Hoxha. Pankina

Mosardhja e Plorit e kthen në çështje pankinën krutane. Në këtë mënyrë, drejtuesit kanë nisur të mendojnë "planin B". Tri alternativ­at që pëlqehen nga drejtuesit krutanë për momentin janë ish-trajneri i Besëlidhje­s, Samuel Nikaj dhe trajneri aktual i Shqipërisë U-19 për femra, Nevil Dede. Gjithashtu, edhe krutani Shkëlzen Rustami ka pëlqimin e drejtuesve të Kastriotit. Megjithatë, këto janë në kuadrin e pëlqimeve të drejtuesve, pasi ende nuk ka bisedime konkrete midis palëve. Nikaj herën e fundit ka drejtuar Besëlidhje­n, që e mori në muajin janar deri në fund të sezonit. Më parë ai ka drejtuar Tërbunin në Superiore, në fillim të sezonit të shkuar, ndërkohë që ka punuar edhe në krye të Adës së Velipojës apo me moshat e Vllaznisë. Ishmbrojtë­si i Kombëtares, që tani drejton Shqipërinë U19 të femrave, Dede, është në listën e preferenca­ve të drejtuesve. 41-vjeçari ka drejtuar për disa kohë në Superiore, teksa e ka nisur karrierën e tij me Tiranën. Më pas Dede mori drejtimin e Laçit që e drejtoi për disa javë për të kaluar te Luftëtari. Tirana ishte sërish stacioni i Dedes, ndërkohë që për disa muaj drejtoi edhe Kastriotin në Superiore për të marrë më pas ekipin Kombëtar të femrave për të reja. Shkëlzen Rustami është një njohje e vjetër e krutanëve. Ish-lojtari i Kastriotit ka drejtuar për disa vite me radhë grupmoshat, ndërsa në sezonin 2014- 2015 ka qenë trajner i krutanëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania