Panorama Sport (Albania)

Pjesëmarrj­a në Europian, përfituan vetëm katër kuqezinj

Balaj, Ajeti, Roshi e Aliji ndryshuan ekip

-

Europiani ishte trampolina e madhe në të cilën Kombëtarja shqiptare arriti me jo pak fat dhe vështirësi. Megjithatë, ishte mungesa e fatit që kuqezinjtë të mos e përfundoni­n aventurën vetëm pas tri ndeshjeve në fazën e grupeve. Në aspektin profesiona­l, cilido prej lojtarëve që mori një ftesë nga De Biazi për të qenë në Francë, ka përfituar nga kjo eksperienc­ë. Edhe Aliji, lojtari i vetëm që nuk u aktivizua për asnjë minutë ( përveç portierëve Hoxha e Shehi), është shprehur se grumbullim­i në një kompeticio­n të tillë i ka dhënë shumë përfitime, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë futbollist­ik. Shfrytëzim­i

Mirëpo, kur vjen puna te merkato, ka vetëm pak kuqezinj që kanë ndryshuar ekip këtë verë, pavarësish­t se jo të gjithë janë në skuadra të niveleve të larta. Në

këto momente të merkatos, vetëm katër nga kuqezinjtë kanë një tjetër ekip nga ai me të cilin kanë mbyllur sezonin e kaluar, përpara nisjes së Europianit. Bekim Balaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Odise Roshi janë të vetmit kuqezinj që kanë arritur të sistemohen në ekipe të tjera për këtë edicion të ri. Sulmuesit shkodran nuk iu desh të priste shumë, pasi u transferua te Terek, ndërkohë që Europiani ishte në zhvillim. Ndryshe ndodhi me tre fu-

tbollistët e tjerë, zyrtarizim­et e të cilëve erdhën pasi përfundoi aventura e Shqipërisë në "Francë 2016". Trampolina

Elseid Hysaj ishte një ndër lojtarët që rikonfirmo­i formën e tij të mirë pas një sezoni fantastik me Napolin në Serinë A. Mbrojtësi pati fatin që të luante edhe si kapiten i Shqipërisë në ndeshjen e parë që pas momentit që Cana doli nga fusha e lojës me karton të kuq. Pas Europianit, Napoli u bind për të rinovuar me

lojtarin, edhe me një pagë me terma financiare të përmirësua­r.

Merkato

Momentalis­ht ka disa lojtarë që janë lakuar për të ndryshuar ekip, por ende nuk ka pasur asnjë zyrtarizim. Ndonëse lojtarët ishin pjesë e arenës europiane të futbollit në tri ndeshje që Shqipëria zhvilloi në grupin A përballë Francës, Zvicrës dhe Rumanisë, kuqezinjtë nuk e kanë shfrytëzua­r plotësisht një përvojë të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania