Panorama Sport (Albania)

Kandreva drejt Interit, Tohir “zbut” Mançon

Indonezian­i: Roberto është trajneri ynë, s'ikën

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Njëzet e katër orët e fundit kanë qenë të rëndësishm­e sa i përket të ardhmes së Interit. Edhe pse thuhej se Roberto Mançini donte që të takohej me kinezët për t'u sqaruar, asgjë e këtij lloji nuk ndodhi. Për të qetësuar situatën kanë menduar Erik Tohir dhe Piero Auzilio. I pari konfirmoi trajnerin në një prononcim për mediat, ndërsa i dyti e siguroi personalis­ht atë se ishte në pritje të disa goditjeve në merkato dhe se nuk do të largohej asnjëri prej "big"-ëve.

"Sinatra Boulevard" - Mançini është i gjallë dhe po lufton së bashku me... veten në galaksinë "zikaltër". Edhe pse thuhej se do të takohej me krerët e mëdhenj të ekipit gjatë darkës mes të martës dhe të mërkurës, një "vonesë" (ky ishte versioni i klubit) në seancën stërvitore të drekës bëri që Manço të vazhdonte punën me lojtarët. Sipas Interit, seanca stërvitore nisi më vonë se ç'ishte programuar, prandaj Manço nuk preferoi ta mbyllte para kohe për të takuar kinezët. 52-vjeçari ishte i qetë dhe pasdite preferoi që të dilte së bashku me lojtarët në bulevardin "Sinatra" për të shijuar njëmijë e një dritat e Manhatanit. Me pak fjalë, ai ka arritur një "armëpushim" me krerët, të cilët i kanë plotësuar disa prej kushteve kryesore.

Besimi - Manço mori besimin që pretendont­e nga fjalët që Erik Tohiri i tha në intervistë­n për "Inter Channel". "Mançini është trajneri ynë. Ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punon edhe në planin menaxheria­l. Unë kam shumë besim në punën e tij. Në ditët në vazhdim do të takohemi të gjithë bashkë për të bërë më të mirën për Interin", tha presidenti indonezian.

Merkato - Një tjetër kusht që u kishte vendosur Mançini drejtuesve të klubit ishte edhe ai që ka të bëjë me merkaton. Ditën e djeshme Auzilio nga Amerika ka përfunduar gjithçka për transferim­in e Kandrevës. Mësohet se Klaudio Lotito është tërhequr pas ofertës më të fundit të bërë nga zikaltrit. Mësohet se milanezët i kanë ofruar presidenti­t të Lacios plot 27 milionë euro për Kandrevën. 25 milionë do t'i shkonin që tani Lacios, ndërsa dy milionët e mbetura do të

paguhen nëse Interi kap Ligën e Kampioneve.

Situata - Për momentin, Interit i duhet që të ruajë një profil të ulët, pasi vetëm kështu Erik Tohir nuk do të shpenzonte më para nga xhepi i vet për shoqërinë. Indonezian­i do që, kur

t'ua kalojë stafetën kinezëve, llogaritë e shoqërisë të jenë sa më të shëndetshm­e. Për këtë arsye, ai ka frenuar Zhang Jingdongun që të investojë në merkato. Tohir ka marrë përsipër që të largohet nga Interi duke shkaktuar sa më pak dëme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania