Panorama Sport (Albania)

Kinezët ikin sërish, Galiani debate me aksionerët e rinj

-

Milani është përsëri në udhëkryq. Kinezët kanë kërkuar kohë për të finalizuar akordin, ndërsa Adriano Galiani duket se do të largohet përfundimi­sht nga "Djalli" sapo të futen investitor­ët aziatikë. Kohë - Të gjitha palët thonë se janë dakord mbi gjithçka, por firmën nuk e hedhin. Mediat italiane kanë zbuluar dje se grupet kineze të interesuar­a për 70% të aksioneve të Milanit i kanë kërkuar Silvio Berluskoni­t edhe 7-10 ditë të tjera kohë për firmën. Siç dihet, "Kavalieri" prej kohësh ka treguar vullnetin e tij për të shitur shumicën e skuadrës së tij të zemrës, por në momentin që pritet firma e famshme, diçka nuk shkon dhe gjithçka shtyhet për një tjetër datë. Edhe këtë herë është përsëritur i njëjti skenar dhe kinezët kanë bërë me dije se do të udhëtojnë drejt Milanos pas pak ditësh.

Prapaskena - Ditën e djeshme "Il Giornale" publikoi një lajm, sipas të cilit Adriano Galiani kurrë nuk ishte pajtuar me vendimet e Nikolas Gançikofit. Administra­tori i deleguar i Milanit, sapo kishte arritur marrëveshj­en me Arbeloan, pa teksa menaxheri, i cili bashkëpuno­n me Sal Galatioton, shkatërroi gjithçka, pasi nuk konsideron­in spanjollin si të duhurin për "djallin" e ri. Për Galianin, kjo ishte një "deja vu", pasi një vit më parë iu desh që të merrej Barbara Berluskoni­n, e cila tentoi që ta pengonte në

shumë tratativa. Sipas së përditshme­s në fjalë, aty ku punon njëri prej gazetarëve që historikis­ht ka ndjekur Milanin (flasim për Franko Ordinen), Gançikof ka shkuar deri aty sa të kontaktojë personalis­ht menaxherët e lojtarëve që i interesojn­ë

(Kaseres) duke krijuar kështu një dualizëm në shoqëri. Pas zhvillimev­e të fundit, Adriano Galiani ka kuptuar se në të ardhmen nuk do të ketë më vend te Milani, edhe pse pak muaj më parë u tha se kinezët do ta bënin zëvendëspr­esident.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania