Panorama Sport (Albania)

Aubamejang: Borusian nuk e tradhtoj, me Gëcen e Shyrrlen mundim Bajernin

Sulmuesi gabonez i premton besnikëri Dortmundit

-

As që shqetësohe­t për spekulimet rreth së ardhmes së tij. E gjithë vëmendja e Pierr-Emerik Aubamejang­ut është vetëm te Borusia e Dortmundit dhe sezoni i ri, për të cilin sulmuesi 27-vjeçar ka plane të mëdha. Emri i tij është lidhur me një transferim të mundshëm te Mançester Siti apo Reali i Madridit ("Nëse do të largohem nga Dortmundi, do ta bëj vetëm për madrilenët", ka pohuar me gojën e tij), por me sa duket bosi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, e ka luajtur me sukses kartën e tij. 100 milionë eurot e shpenzuara për 9 transferim­et e kësaj vere në "Signal Iduna Park", e veçanërish­t për dy afrimet e fundit, ato të Mario Gëces dhe Andre Shyrrles, e kanë bindur gabonezin që të vendosë të qëndrojë (ka një kontratë deri në vitin 2020). "Transferim­et e kësaj vere janë spektakola­re. Me Gëcen dhe Shyrrlen unë dua të fitoj titullin këtë sezon. Objektivi ynë është minimalish­t një trofe", tha Aubamejang gjatë një interviste për "Sport Bild". Gëce u rikthye për 25 milionë euro nga Bajerni, ndërsa për Shyrrlen u paguan 30 milionë euro për ta transferua­r nga Volfsburgu. "Ne jemi po aq të fortë sa në të shkuarën.

Por mua më duket se tani kemi më tepër potencial, sepse kjo skuadër është shumë e re dhe e talentuar. Kemi potenciali­n që t'i qëndrojmë përballë edhe Bajernit dhe duam që t'i zemërojmë këtë sezon", shton sulmuesi. Në fund, ai sqaron se e ardhmja e tij është vendosur përfundimi­sht dhe nuk

ka arsye përse të spekulohet më, sepse ai ka vendosur që të qëndrojë: "Unë nuk e mbaruar ciklin tim këtu dhe dua të qëndroj për një kohë shumë të gjatë në Dortmund. Unë dua të fitoj shumë me Borusian dhe nuk kam asnjë interes që të largohem. Kontrata ime përfundon në vitin 2020".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania