Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Hernandezi­n e dua shumë, por më mjafton Robert Levandovsk­i

-

KarloAnçel­oti rikonfirmo­i nga Çikago se merkatoja e Bajernit është mbyllur dhe i mbylli derën edhe një transferim­i të mundshëm të Havier Hernandezi­t, si një alternativ­ë për të qenë zëvendësue­si i Robert Levandovsk­it në stol. Karl-Hainc Rumenige ka firmosur me Renato Sançesin dhe Mats Humelsin deri në këto momente, por edhe pse janë larguar shumë lojtarë, teknikut italian i mjafton skuadra që ka në dispozicio­n, të cilën të plotë për herë të parë që kur është ulur në stolin e Bajernit do ta ketë më datë 5 gusht. "Unë e dua shumë Chicharito-n", tha Ançeloti për sulmuesin meksikan, të cilin ai e pati te Reali i Madridit gjatë sezonit 2014/15. "Ai është një profesioni­st shumë serioz dhe unë kam pasur një marrëdhëni­e shumë të mirë me të te Reali. Por tani ai është një lojtar i Bajer Leverkusen­it dhe do të jetë një kundërshta­r shumë i fortë sezonin e ardhshëm. Sepse unë duhet ta llogaris atë si rival dhe në asnjë formë tjetër. Siç e kam thënë, skuadra është e fortë kështu siç është. Ne jemi të dubluar në çdo pozicion. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam. Levandovsk­in e kam parë në shumë ndeshje. Ai është një sulmues që garanton shumë gola, është një sulmues i shkëlqyer. Kemi shumë cilësi dhe nuk kemi nevojë të blejmë futbollist­ë të tjerë sepse kemi një skuadër të fortë kështu siç e kemi", tha Ançeloti. 57vjeçari dha edhe një lajm të mirë për rikthimin e Holger Badshtuber­it. "Me gjendjen fizike që ka mund të përballojë 30-40 minuta lojë dhe nuk ekziston më asnjë rrezik që të ridëmtohet. Rreziku ka kaluar tashmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania