Panorama Sport (Albania)

Guardiola përjashton Nasrinë, është mbipeshë

“S'ka më pica, disa lojtarë nuk stërviten më me ekipin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sekreti i suksesit fshihet edhe në detaje. Këtë e di mirë Pep Guardiola, i cili që kur ka nisur punën me Mançester Sitin nuk anashkalon asnjë detaj. Dhe kryesorja është forma perfekte fizike e lojtarëve të tij për të cilën ai tregon kujdes të veçantë. Madje aq shumë, sa i ka detyruar lojtarët të ngjiten në peshore për të verifikuar kilogramët e tepërt, të cilat trajneri spanjoll ka vendosur që të mos i tolerojë. Kush prezantohe­t mbipeshë nuk do të lejohet të stërvitet me skuadrën e parë.

S'ka më "Junk Food" - Për t'u siguruar se lojtarët e tij do të ruajnë formën, Guardiola ka ndaluar pijet me sheqer, picat dhe të gjitha ushqimet me përqindje të lartë yndyrore, ashtu siç e pranon Gael Klishi: "Trajneri ka ndaluar disa lëngje dhe natyrisht picën. Nëse pesha jote duhet të jetë 60 kg dhe ti peshon 70 kg, atëherë nuk mund të luash futboll. Dhe në këto momente kemi disa shokë, të cilët nuk po stërviten ende me ne. Si brenda ashtu edhe jashtë fushe, çdo detaj është i rëndësishë­m", thotë mbrojtësi i Sitit.

Rregulla të ashpra - Epoka "Guardiola" në Mançester nis nga dieta. 45- vjeçari jo vetëm që ka ndaluar picën, por ka vendosur edhe rregullin që të gjithë lojtarët duhet të ushqehen së bashku në "Etihad Stadium" përpara çdo ndeshjeje në shtëpi, për të pasur mundësi që ai të kontrolloj­ë personalis­ht se lojtarët i zbatojnë rregullat.

Viktima e parë - Dhe i pari që e ka pësuar nga regjimi është Samir Nasri dhe dyshohet se mund ta vuajë edhe Aguero. Mesfushori francez është urdhëruar nga trajneri që të humbë peshë përpara se të ketë mundësi të rikthehet në skuadrën e parë. "Disa njerëz mendojnë se të hash ushqim të rëndë është normale, por unë e di shumë mirë se nuk është kështu sepse luaj futboll prej vitesh. Ushqimi i shëndetshë­m na bën të ndihemi të freskët dhe kjo është diçka shumë pozitive", tha 31- vjeçari Klishi. Francezi flet me superlativ­a edhe për pjesën teknike të trajnerit të ri: "Guardiola më kujton shumë Vengerin tek Arsenali në mënyrën se si kanë ndryshuar futbollin. Mendoj se Pep është trajneri ideal për çdo lloj lojtari. Portieri duhet të përmirësoh­et me këmbët, qendërmbro­jtësit po përmirësoh­en dhe mbrojtësit e krahut janë një pjesë e rëndësishm­e e skuadrës. Ai tha se mund të luajë edhe me 11 mesfushorë, kjo është e pabesueshm­e. Sulmuesit do të shënojnë gjithashtu shumë gola sepse skuadra do të krijojë raste pa fund".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania