Panorama Sport (Albania)

Zidan, presion Perezit+ Pog,a është një fenomen

-

Zinedin Zidan beson se një ditë Pol Pogba mund të veshë fanellën e Realit të Madridit. Mesfushori francez është shndërruar në fiksim për trajnerin madrilen, i cili në konferencë­n për shtyp i ka thurur elozhe juventinit. "Unë i them gjërat hapur dhe nuk kam frikë. E kam pranuar që Pogba është një lojtar për Realin, por për momentin ai është i Juventusit. Ne jemi këtu duke punuar dhe për merkaton ka ende kohë", ka thënë trajneri i Realit. Tekniku i "galaktikëv­e" ka folur edhe për ndonjë lëvizje tjetër në merkato dhe e quan shumë të vështirë që skuadra e Realit të përmirësoh­et. "Ne kemi një ekip me yje dhe shumë të fortë. Është e vështirë që të gjejmë lojtarë në qarkullim që mund të përshtaten me ne. Kam një grup futbollist­ësh shumë të mirë dhe të talentuar, të gatshëm për të përballuar një sezon shumë të lodhshëm. Megjithatë, ndonjë lëvizje duhet ta bëjmë dhe kam besim që presidenti do të ndërhyjë në kohën që ka mbetur", vazhdoi më tej trajneri i madrilenëv­e. Zidan foli edhe për përgatitje­t që po bën skuadra e Realit gjatë kësaj kohe edhe për mungesën e Bejlit dhe Ronaldos. "Reali duhet të përgatitet shumë përpara këtij sezoni që vjen. Nuk na mungojnë lojtarët. Ronaldo dhe Bejl kanë qenë të impenjuar me kombëtaret e tyre dhe sigurisht që duhet të punojnë. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishm­e më 9 gusht dhe duhet të përgatitem­i për ta fituar", përfundoi kampioni i Europës. Reali gjendet prej disa ditësh në Amerikë dhe po bëhet gati për ndeshjen e Superkupës së Europës, e cila do të luhet ndaj Sevijes në 9 gusht. Zidan ka besim se mungesa e Ronaldos nuk do të ndikojë dhe ekipi i tij do të triumfojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania