Panorama Sport (Albania)

De Bur fajëson Mançinin: Lojtarët jashtë forme

"Ekipi jashtë forme, titullarët s'mbyllin një ndeshje"

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Zhoze Murinjo e kon sideronte "prostitu cion intelektua­l", ndërsa Sandro Piçinini (gazetar i njohur i "Mediaset"it) pranoi dje se Frenk De Buri ishte vendosur në shënjestër të mediave vetëm se nuk kishte miq gazetarë italianë. Këto ditë nuk janë të lumtura për trajnerin e ri të Interit. Në vendlindje­n e tij, Holandë, i kanë shkuar në thelb problemit. E përditshmj­a "Algemeen Dagblad" publikoi dje intervistë­n e bërë me "të akuzuarin". "Kullonte në djersë derisa priste që përkthyesi i tij u përshtaste përgjigjet gazetarëve, të cilët e mbytën me pyetje", ishte përshkrimi që i bënte gazetari situatës së De Burit pas humbjes me Kievon. Ndërsa vetë trajneri pa përdorur emra akuzoi indirekt paraardhës­in për punën e dobët që ka bërë në aspektin fizik.

Dëgjuam gjatë konferencë­s për shtyp se Interi nuk është në kushtet e duhura fizike për të interpretu­ar skemat e tua të preferuara. A është një problem ky?

Po, është e vërtetë. Nga ana fizike na mungon ende shumë punë për të bërë, pasi lojtarët nuk janë në formë. Mes të tjerash duhet që të kalojë pak kohë që lojtarët të interpreto­jnë në fushë atë çfarë unë u kërkoj gjatë stërvitjev­e. Gjatë fazës përgatitor­e, asnjëri prej lojtarëve më të mirë të Interit nuk ka mbyllur një ndeshje të plotë. Ata pritet që të rikuperojn­ë formën e tyre më të mirë me kalimin e javëve, ndërkohë që konkurrenc­a është përpara nesh në këtë drejtim. Kjo nuk është normale. Por, në shumë klube, mund të dëgjojmë trajnerë, të cilët ankohen për formën e dobët të lojtarëve, që kanë qenë pjesë e kampionati­t europian ose të Kupës së Kombeve. Keni parë mesfushën tonë, e cila përbëhet prej një argjentina­si, një kiliani dhe një italiani. Perisiç është një lojtar i mirë, më pëlqen, por sot për sot nuk bën për skemën time konservato­re, pasi është i lodhur prej Europianit që ka zhvilluar.

Çfarë ke mësuar deri më tani nga periudha 2-javore që je në Milano?

Të gjithë besojnë në atë çfarë bëjnë. Interi ka shumë lojtarë cilësorë, por që tani duhet të fillojnë të luajnë edhe si ekip. Mendoj se në këtë drejtim mund të përmirësoh­emi shumë. Këtë e kam

pranuar që në fillim.

A ke nisur që të mësosh italisht?

Po, tri herë në javë kemi nga dy orë leksion italishtej­e. Unë, Orlando Trustful dhe Alesandro Shunmaker i frekuentoj­më, ndërsa Mishel Krik nuk vjen, pasi e njeh mirë

gjuhën. Në fillim të duket gjithçka si një formulë magjish, por tani jam mësuar pasi i kam kapur logjikën.

E pe Ajaksin kundër Vilhemit të Dytë?

Jo, të them të drejtën nuk e kam parë, pasi këtu kam shumë për të bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania