Panorama Sport (Albania)

Ocelli: Starova i paqartë, po mbron pozicionin e tij

"Me këtë debat kërkon të zhvendosë vëmendjen nga realiteti..."

- ILIR CARA

Kur debatojnë ish-tra jneri dhe ish-kapite ni i Partizanit që kanë fituar për herë të fundit titullin kampion, duhet patjetër që t'u kushtosh vëmendje, edhe kur polemikat janë në distancë. Adnad Ocelli i përgjigjet Starovës me shumë kujdes, por i vë sërish në dukje se Partizani "i tij" nuk është në shinat e duhura dhe se "Bobi", sipas Ocellit, është i paqartë në mesazhin që kërkon të përcjellë. Ish-mbrojtësi i shquar i Partizanit, ndër senatorët e skuadrës së vitit 1993 kur të kuqtë fituan titullin kampion, u shpreh kritik dy ditë më parë për klubin kryeqyteta­s. Sipas tij, Partizani është një skuadër pa bosht dhe pa mentalitet kampioni, por Sulejman Starova, sot këshilltar i presidenti­t Demi, replikoi duke i argumentua­r ish-futbollist­it të tij një sërë faktesh që sipas tij vërtetonin se Ocelli gabohej. Ky i fundit nuk i ka pranuar vërejtjet e Starovës dhe në një prononcim për "Panorama Sport" ka përsëritur edhe një herë se Partizani nuk është një skuadër e formuar mirë dhe i kujton ishtrajner­it se po mbron pozicionin që ka si zyrtar i Partizanit. Ja deklarata e plotë e Ocellit:

"Unë nuk replikoj me zotin Starova. E para, unë thjesht hodha një opinion personal, ndërsa Starova mendoj se është i paqartë edhe kur e ka fjalën për 'ide'. E them këtë sepse nuk fola vetëm për ndeshjen e fundit. 'Partizani, - thotë ai, - është në ndërtim...". Me këtë mund të justifikoj­ë shumë mangësira. E dyta, zoti Starova është me shumë eksperienc­ë dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë një ekip i përgatitur mirë, çfarë do të thotë kur ka diferenca financash dhe çfarë do të thotë kur kemi të bëjmë me një ekip të formuar... Indirekt doli në atë që unë diskutova. Ai thotë 'ne jemi në ndërtim dhe jo pa ide'. Unë dhashë një opinion për ato që pashë. Nuk thashë gjë tjetër veç realitetit dhe nuk është kontradikt­ë pse kërkon ndjesë, pasi me mendimin tim mund mos jetë dakord një tjetër. Starova më duket se nuk është i qartë. Thotë se jemi në ndërtim dhe kemi mungesa, më pas kemi staf të shkëlqyer, por na duhet kohë. Indirekt... për momentin je i papërgatit­ur. Unë këtë i thashë. 'Pashë' gabim? Ky ishte mendimi im personal, por debati në media nuk është mënyrë e imja. Ai ka argumentet e tij dhe mbron pozicionin e tij me debate duke iu larguar realitetit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania