TRANSMETIMI
Takimi i kthimit i turit "play off" mes Partizanit dhe Krasnodarit do të luhet nesër, në orën 19:30, në stadiumin "Elbasan Arena". Dashamirësit e Partizanit, të cilët do ta kenë të pamundur që të jenë nesër në stadium, mund ta shikojnë aventurën e të kuqve në Europë në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, i cili do ta transmetojë drejtpërdrejt nga Elbasani. Të gjitha ndeshjet e të kuqve për këtë sezon në Europë janë transmetuar nga RTSH.