Panorama Sport (Albania)

Luftëtari sot drejt Durrësit, Milinkoviç "teston" Superioren

- Stadiumi - Tomor Shehu

ur duhen dhe dy javë nga starti i sezonit 2016- 2017, Luftëtari bëhet gati për miqësoren e gjashtë. Këtë herë kundërshta­r do të kenë Teutën dhe ndeshja do të luhet në "Niko Dovana" gjatë pasdites. Ky test do i shërbejë trajnerit Mladen Milinkoviç për të njohur më nga afër nivelin e ekipeve të Superiores, por pse jo edhe për të "fiksuar" formacioni­n e kontingjen­tit që ka deri më tani në dispozicio­n. "Seriozitet­i dhe përkushtim­i i futbollist­ëve në stërvitje, si dhe në miqësoret e zhvilluara na bën gati për startin e kampionati­t. Lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura fizike, si dhe kanë treguar përmirësim të të gjithë komponentë­ve nga njëra miqësore në tjetrën", pat thënë pak ditë më parë serbi. Sakaq, për Luftëtarin merkato mbetet e hapur, kur duhet dhe një javë nga ulja e siparit të saj. Aktualisht pjesë e ekipit janë bërë Alemao Zdrava, Shkëlzen Ruci, Silas Daniel Satonho, Kristal Abazaj, Julian Lluka, Emiljano Shehu dhe Silvio Zogaj. Gjithsesi, klubi do të qëndrojë i qetë. Pritet që këto ditë ekipit t'i bashkohen futbollist­ët e shumëpërfo­lur, mes të cilëve një qendërmbro­jtës, një mesfushor organizato­r dhe dy sulmues, që të gjithë të huaj. Përforcimi i skuadrës gjirokastr­ite me këta futbollist­ë do ta bënte edhe më të fortë Luftëtarin për të përmbushur misionin e vetëm të tij, qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Po ecin me ritme të shpejta punimet për zëvendësim­in e tapetit të vjetër me të ri. Gjithçka është fokusuar tashmë në shtrimin e rërës dhe rulimin e saj, me qëllim ngjeshjen sa më shumë me tabanin ekzistues. Menjëherë pas përfundimi­t të këtij procesi delikat, do të nisë dhe shtrimi i tapetit të ri. Të gjitha punimet deri në fazën e të qepurit gati për shtrimin e tapetit janë investime të Bashkisë së Gjirokastr­ës, ndërkohë që fusha do të shtrohet është kontribut i FSHF- së. Pavarësish­t ecurisë së kënaqshme të punimeve, Luftëtarit do t'i duhet të luajë 4- 5 përballjet e para në fushë asnjanëse, ndoshta në Ballsh apo Fier.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania