Panorama Sport (Albania)

Nica, i kënaqur: Jemi gati!

“Gjatë kësaj jave do të zhvillojmë dy miqësore me ekipe të Superiores”

- PRENG GJIKOLA

Pas kthimit nga Stru ga, Besëlidhja nuk i ka ndërprerë përgatitje­t për sezonin e ri, pasi nën drejtimin e trajnerit Nica ekipi ka vazhduar stërvitjen në Lezhë. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i lezhjanëve, Stavri Nica ka bërë me dije se nga skuadra ka edhe largime. "Në përgjithës­i jam i kënaqur nga impenjimi që kanë treguar lojtarët që ishin të grumbullua­r. Por, nga skuadra janë larguar dy futbollist­ë me ngjyrë, që kishin ardhur për t'u provuar te Besëlidhja, pasi nuk arritën që ta përballoni­n ngarkesën stërvitore. E gjithë periudha e qëndrimit atje ishte mjaft e suksesshme, por nuk arritëm që të zhvillonim ndonjë miqësore, kjo për arsye të refuzimit nga skuadrat vendase duke u justifikua­r se kishin nisur kampionati­n. Grumbullim­e të tilla janë të nevojshme për skuadra pretendent­e siç është edhe Besëlidhja, ndaj për këtë u jemi mirënjohës drejtuesve. Me kthimin këtu, skuadra ka nisur rregullish­t stërvitjen sipas programit dhe periudha rreth trejavore deri në nisje të sezonit futbollist­ik do të na shërbejë për të riparuar ato të meta dhe dobësi që kemi evidentuar deri tani", ka thënë Nica.

Axhenda - Trajneri ka bërë me dije gjithashtu edhe axhendën që skuadra do të ndjekë në vendin tonë, deri në fillimin e sezonit të ri futbollist­ik. "Për këtë javë dëshiroj të luaj dy miqësore, nga ku kundërshta­rët më të preferuar janë skuadrat e Superiores, pasi do të kishim një test real që provon punën tonë të deritanish­me. Kjo pasi në Strugë ekipi i është nënshtruar një stërvitjej­e me ngarkesa maksimale e ndarë në dy seanca ditore, kjo për të marrë ngarkesat maksimale që janë të nevojshme për sezonin e ri futbollist­ik", ka përfunduar Nica. Besëlidhja edhe për sezonin e ardhshëm do të ketë objektiv kryesor ngjitjen në Superiore dhe për këtë arsye drejtuesit kanë ruajtur boshtin e skuadrës, duke u përforcuar edhe në merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania