KIELINI
Xhorxho Kielini e di që Juves i mungon ende diçka në aspektin fizik, ndaj paralajmëron shokët e tij në pritje të së shtunës. "Kundër Fiorentinës bëmë një pjesë të parë fantastike, por në të dytën ramë disi fizikisht. Ndërsa Lacion e pamë se ishte në formë, ndaj për të fituar kundër tyre duhet të jemi më energjikë dhe më të kujdesshëm".