Murinjo kërkon Gabigolin, Runi drejt Amerikës
Përveç Interit dhe Barcelonës, që kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të pasur në ekip talentin brazilian Gabigol, edhe Mançester Junajtid ka shfaqur interesimin ndaj tij. Mediat angleze shkruajnë se Zhoze Murinjo e ka piketuar prej kohësh, por nuk po bën asnjë lëvizje, pasi është duke analizuar situatën që po krijohet rreth tij. Në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një sulm të shpejtë për të arritur marrëveshjen. Në Angli janë të sigurt se kapiteni i Mançesterit, Uejn Runi do ta përfundojë karrierën në Amerikë. Gjatë këtyre viteve interesimi i skuadrave të kampionatit amerikan ka qenë shumë i madh për sulmuesin anglez, por ai asnjëherë nuk ka dashur të largohet nga "djajtë". Sigurisht që transferimi në Amerikë do të ndodhë pas dy sezonesh.