Sirigu te Sevija, Atletiko do Xhalhanoglun
Gardiani italian Salvatore Sirigu është transferuar zyrtarisht te klubi spanjoll i Sevijës. 29-vjeçari nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Unai Emeri, i cili ia besoi portën gjermanit Kevin Trap. Për kartonin e tij ishin të interesuara disa klube si Leiçester, Fiorentina, Suonsi, por PSG-ja ka pranuar ta huazojë për një vit te Sevija, ish-skuadra e trajnerit Emeri. Ndërsa Atletiko Madridi ka hedhur grepat për mesfushorin e Leverkusenit, Hakan Xhalhanoglu. Agjenti i mesfushorit turk ka konfirmuar interesimin e spanjollëve, por ua ka mbyllur derën. Simeone ofroi 20 milionë euro për kartonin e 22vjeçarit, por menaxheri Bektash Demirtas e refuzoi.