Panorama Sport (Albania)

Lushnja mund Tomorin, Turbina e Rrakllit shtang Elbasanin

Sefa dhe Canka shpërdoroj­në shumë, ka lojë të fortë dhe përplasje mes lojtarëve

- ALBAN ALUSHI

Lushnja i kundër përgjigjet Bylisit, Apolonisë dhe Dinamos. 1-0 në "Roza Haxhiu", në përballjen tradiciona­le ndaj Tomorit dhe një start perfekt i kampionati­t. Sfida nuk u vendos nga dyshja e sulmit Sefa- Canka, që dje shpërdorua­n shumë, por nga një gol spektakola­r i Endri Maganit, i cili dje debutoi me verdhejesh­ilët. Një top i larguar nga zona nga miqtë, peqinasi e ka stopuar mirë dhe, më pas, ka goditur fort me të djathtën nga rreth 25 metra duke gjetur trekëndësh­in e Kaloshit.

Ndeshja - Lushnja dhe Tomori u përballën që në premierë pas rikthimit të beratasve në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, në "Roza Haxhiu" kishte pak spektatorë dhe vapa pati një ndikim të madh. Ndeshja ka nisur me mjaft ekuilibër, por lushnjarët pas 10 minutave të para fitojnë epërsi. Në minutën e 13-të, pas krosit të Cankës, Magani në rrëshqitje e sipër arrin të godasë, por jashtë. Dy minuta më vonë është e njëjta gjë. Magani tenton nga e djathta, Canka kundërpërg­jigjet nga krahu tjetër, por topi devijohet dhe humbet kuadratin. Nga këndi topi shkon në kokën e Branicës, i cili është i pavëmendsh­ëm dhe, për pasojë, devijimi mungon. Në mes të pjesës së parë ka një pushim 60sekondës­h për t'u freskuar. Më

tej ka shumë "muskuj" dhe kryesori Xhemalaj vë në përdorim kartonët e verdhë. Tomori vjen në minutën e 28-të. Pas një goditjeje dënimi të Mihanit, topi kalon barrikadën, por Spaho i kujdesshëm ka devijuar në korne. Në minutën e 38-të, Mirani nga e majta depërton bukur

dhe sa nuk bashkohet me Spahon, por goditja devijohet në korne. Pjesa e parë mbyllet me një moment goli të lushnjarëv­e. Kros i Branicës nga e djathta, Sefa "përkëdhel" topin me kokë, por jashtë. Në të 54-ën, Çela kroson për Cankën, por topi largohet nga

zona dhe i shkon Maganit, i cili me një goditje perfekte shënon në të djathtë të Kaloshit. Lushnjarët mund të kishin dyfishuar shumë shpejt me Cankën, katër minuta pas avantazhit, por goditja përballë Kaloshit pritet nga portieri lushnjar. Sharavolli

ishte shumë pak për sulmin dhe mungesa e Kanaparit u ndie shumë. Edhe pse Sinella ndërhyri duke futur në fushë Caushajn, sulmi beratas ishte i dobët. Në fund ka një karton të kuq për Ruçon dhe shtesa është epërsi numerike për Tomorin, pasi nuk ka asgjë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme e luajtur në Lushnjë
Çast nga ndeshja e djeshme e luajtur në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania