Panorama Sport (Albania)

Moviola e javës së katërt

-

KORABI - VLLAZNIA 0-0

Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi, N.Bregasi (Tiranë)

Rasti flagrant i ndeshjes ka qenë në minutën e 59-të të takimit, kur Sebino Plaku kontrollon një top brenda zonës së Vllaznisë. Sulmuesi markohet ashpër nga Gurishta, i cili, në pamundësi për të gjuajtur topin, godet këmbën e futbollist­it kundërshta­r dhe e rrëzon në tokë, duke shkaktuar 11metërsh. Por, për kryesorin e takimit, Beqirin, i cili ishte pranë aksionit, nuk ka 11-metërsh edhe pse pamjet filmike tregojnë të kundërtën. Ndërsa në minutën e 83-të të ndeshjes, mbrojtësi i Korabit Prençi është ndëshkuar me kartonë të kuq, pasi si lojtar i fundit ka penguar kundërshta­rin, duke i hequr mundësinë e shënimit. Kartoni i kuq për të ishte i merituar.

LAÇI - KUKËSI 0-0

Gjyqtarë: A.Koçi, E.Velo, F.Lamaj (Durrës)

Në minutën e 28-të të ndeshjes, Hasani kroson një top në zonën kurbinase nga goditja e dënimit dhe portieri Selmani del në pamje të parë i sigurt, duke kontrollua­r sferën, e cila i rrëshqet nga duart. Sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, kontrollon topin dhe shmanget bukur, por Qaqi nuk e lejon dhe shihet qartë që e mban me të dyja duart duke e hedhur në tokë. Në këtë moment, gjyqtari kryesorAnd­i Koçi është mbrapa aksionit dhe ka një pamje të qartë të tij, megjithatë ka vendosur të mos akordojë 11-metërsh, edhe pse ai është i rregullt. Në këtë ndeshje ka edhe një moment tjetër të diskutuesh­ëm, në minutën e 13-të, kur Akuino bën një ndërhyrje ndaj Hasanit, duke e ngritur takën mbi kokën e tij dhe gjyqtari Koçi me të drejtë e ndëshkon me karton të verdhë.

SKËNDERBEU - LUFTËTARI 1-0

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartati, O.Grabova (Fier)

Në Korçë është luajtur një ndeshje relativish­t e qetë sa u takon rasteve të moviolës. Nuk ka pasur pothuajse asnjë rast për t'u diskutuar dhe gjyqtarët kanë marrë kryesisht vendime të drejta.

FLAMURTARI - TEUTA 0-0

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simoni (Lezhë)

Treshja e arbitrave në ndeshjen e luajtur në Vlorë nuk ka pasur shumë punë, pasi edhe rastet e diskutuesh­me kanë munguar, me përjashtim të kartonit të kuq të Veliut, në minutën e 92-të të ndeshjes. Mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të rëndë dhe ndëshkimi i tij ka qenë i drejtë.

PARTIZANI - TIRANA 0-0

Gjyqtarë: E.Jorgji (Elbasan), E.Doda, R.Avdo (Tiranë)/ pas porte: O.Sokoli (Tiranë), B.Ziri (Fushë-Krujë)

Derbi i kryeqyteti­t ka prodhuar shumë pak raste të diskutuesh­me. Në pjesën e parë, Ekuban ka marrë një pasim nga Vila, por anësori ka akorduar pozicion jashtë loje, por në pamjet filmike nuk ka rezultuar i tillë. Në pjesën e dytë, Trashi gjuan në drejtim të portës, por topi ndalet nga Karabeci me shpatull, ndërsa të kuqtë kërkojnë 11-metërsh.Arbitri ka vazhduar lojën dhe vendimi ka qenë i drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania