Pregja paralajmëron masa për arbitrat që kanë gabuar
Specialisti i Sektorit të Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bujar Pregja, ka folur për rastin e mosakordimit të 11metërshit nga ana e kryesorit Beqiri në ndeshjen mes Korabit dhe Vllaznisë. I ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", ai ka vlerësuar si të rregullt penalltinë, e cila duhej të jepej në favor të ekipit dibran. Zyrtari i FSHF- së, gjithashtu ka bërë me dije se për rastin në fjalë, por edhe për ato të diskutuara gjatë kësaj jave do të mblidhet komisioni i arbitrave që do të vendosë në lidhje me gabimet që kanë bërë gjyqtarët, ku parashikohet të ketë edhe masa. Dënime për gjyqtarët që kanë gabuar në raste të tilla ka pasur në javët e para të kampionatit dhe emra si Sadiku apo Pashaj janë aktualisht të pezulluar.