Panorama Sport (Albania)

Turbina thyen Elbasanin e 1 milion eurove

Përplasje dhe kacafytje, verdheblut­ë e nisin shumë keq

- VLADIMIR MEMA

Turbina bën sur prizën në "Elbasan Arena" pasi mund Elbasanin minimalish­t 1-0 me një gol të Odeon Bërdufit në minutën e 17-të. Një nisje e dobët kjo e verdhebluv­e, në një kohë që klubi u shit zyrtarisht tek anglezët një javë më parë për rreth 1 milion euro. Por, as kjo shumë nuk u ka shërbyer elbasanasv­e që e kanë nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon. Ndërsa të besuarit e Altin Rrakllit morën një 3-pikësh që do të thotë shumë. Një "derbi" ky që nuk i munguan as incidentet në fushë dhe kacafytjet.

Ndeshja - Loja do të niste e qetë për të dyja ekipet, të cilat nuk shfaqen agresive në minutat e para. Megjithatë, surpriza do të vinte në minutën e 17të, pasi një krosim i Gjokesë nga e majta gjen kokën e Odeon Bërdufit, i cili zhytet mirë dhe e dërgon sferën në rrjetë. Ndeshja bëhet interesant­e, me elbasanasi­t që vihen në kërkim të golit të barazimit, por janë sërish miqtë që shënojnë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Me startimin e fraksionit të dytë të lojës, Dosti fut ne lojë "artilerinë e rëndë", Alikajn me Shehajn dhe men-

jëherë ndryshon ritmi në fushë. Vendasit dominojnë në fushë dhe krijojnë shumë raste shënimi, por tregohen të pasaktë. Alikaj jep dy asiste të nivelit të tij për Agastrën, por sulmuesi dy herë i vetëm me Saraçin nuk e dërgon sferën në rrjetë. E gjithë pjesë e dytë u luajt me

një portë, por sulmuesit elbasanas ishin në një ditë të keqe dhe siglojnë kështu humbjen e parë në këtë kampionat, edhe pse hynin në fushë si favoritë. Gjatë gjithë pjesës së dytë nuk munguan fërkimet në fushë, sidomos Shehaj me Allmetën, por kulmi do të arrinte

në minutën e 90-të. Allmeta dëmtohet dhe del nga fusha me barelë, por gjatë largimit kapet me mbajtësit e barelës dhe zbret poshtë. Në këtë moment nisin sharjet midis tij dhe Shehajt dhe për të dy ka një tjetër të verdhë, duke dalë nga loja me të kuq.

 ??  ?? Moment tensioni në fund të ndeshjes së djeshme
Moment tensioni në fund të ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania