Panorama Sport (Albania)

FSHF rikthen Mamurrasin, "çudia" që ndodhi brenda 3 ditësh

Ekipi mamurrzak do të luajë sërish në të Parën

-

Një lojë "fëmijësh". Vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që një klub të përjashtoh­et nga kampionati të mërkurën e kaluar, të mos licencohet nga Komisioni përkatës të shtunën pas vendit vakant që la një klub i tërhequr dhe të hënën ta shohë sërish veten pjesë të garës. Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Bëhet fjalë për Mamurrasin që do të jetë sërish pjesë e Kategorisë së Parë. Vendimi u mor dje nga Komisioni i Apelit të Licencimit që rrëzoi atë të shkallës së parë të Licencimit që nuk e pranonte Mamurrasin në garë për shkak të borxheve të prapambetu­ra. "Komisioni i Apelit të Licencimit, pasi u njoh me apelimin e KF Adriatik Mamurras, si dhe provat e paraqitura nga ky klub për plotësimin e kriterit financiar të licencimit, vendosi të licencojë KF Adriatik Mamurras për pjesëmarrj­en në kampionati­n e Kategorisë së Parë të Federatës Shqiptare të Futbollit për sezonin 2016- 2017", thuhej në njoftimin e djeshëm të FSHF-së. Burimet flasin për një shumë të konsiderue­shme që kishte klubi karshi FSHFsë të akumuluar ndër vite. Por, se çfarë e ndryshoi si me magji të gjithë këtë situatë brenda tri ditësh nga e shtuna në të hënë, duket shumë e çuditshme. Pa paragjykua­r askënd, por duket e habitshme se si drejtuesit e skuadrës u pajtuan me përjashtim­in e ekipit të mërkurën, ndërsa dje shlyen milionat që i detyrohesh­in FSHF- së. Nga ana e vet, Federata nuk ka bërë të ditur asnjë fakt se si ndryshoi e gjithë kjo situatë brenda pak orësh. Si gjithmonë, Federata fsheh gjithçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania