Panorama Sport (Albania)

Heroi Bërdufi: Goli për vajzën, do shënoj shumë

-

Odeon Bërdufi, sulmuesi i skuadrës së Turbinës e ka nisur sezonin me gol ndaj ekipit të Elbasanit, qytetit të tij të origjinës. Lojtari 25vjeçar u bë hero me golin e vetëm që vendosi sfidën duke i garantuar tri pikët ekipit të tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", Bërdufi ka rrëfyer emocionet për golin e parë për këtë sezon dhe kujt ia dedikon.

Si ndiheni pas golit që vendosi sfidën duke i dhënë fitoren Turbinës?

Së pari, falënderoj trajnerin dhe gjithë djemtë e ekipit për shpirtin e garës që treguan. Sa për golin, ndihem shumë mirë se e fillova në mënyrën e duhur dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë në kompeticio­net e ardhshme.

Kujt ia dedikoni golin e parë për këtë sezon?

Golin tim të parë ia dedikoj vajzës sime, e cila para pak ditësh bëri 3 muaj. Ndëshkuat ekipin e vendlindje­s duke i shkaktuar humbje që në start...

Puna ime si sulmues është të shënoj sa më shumë. Me thënë të drejtën, nuk e pata aspak të vështirë në këtë aspekt. Jam i bindur se do të vazhdoj të shënoj edhe në javët në vazhdim.

Cila janë objektivat e Turbinës?

Objektivat e ekipit janë 5 vendet e para dhe të gjithë sfidat janë të vështira. Neve na duhet që t'i marrim takimet me radhë dhe të jemi të përqendrua­r. Pas kësaj fitoreje, e rëndësishm­e është që të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të marrim maksimumin në çdo sfidë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania