Panorama Sport (Albania)

Simeone fut në dietë Atletikon para Bajernit: Makarona dhe gjumë

"Colchonero­s" kanë probleme me kalendarin e ngjeshur

-

Pas asaj që u reklamua si një mungesë fati në lidhje me kalendarin e skuadrës, Atletiko e Madridit po bën të pamundurën që pasojat e fatit të keq të axhendës së ngjeshur t'i minimizojë me aq mundësi sa ka në dorë. Dhe kjo është dieta speciale që po përgatit klubi për të ndihmuar lojtarët që të riaftësohe­n në kohë për ndeshjen me Bajernin e Mynihut të mërkurën. "Los Colchonero­s" janë nga pak skuadrat që luajnë këtë javë të dytë në Champions, pasi e kanë zhvilluar takimin e tyre në kampionat ditën e diel dhe kanë pasur më pak kohë për të pushuar se rivalët e tyre gjermanë. Diego Simeone e shprehu pakënaqësi­në e tij me kalendarin që në konferencë­n për shtyp të së shtunës, edhe pse këmbënguli se nuk ka asnjë pengesë që luftëtarët e tij të mos e kapërcejnë. Dhe tekniku argjentina­s e ka gjetur recetën për t'i pasur gati futbollist­ët e tij për përballjen më të rëndësishm­e të grupit nesër në Madrid: "Ata duhet të hanë një pjatë makarona, një puding dhe të marrin një sy gjumë mes seancave stërvitore", shpjegoi Simeone. Por "Los Rojiblanco­s" nuk janë ndihmuar as nga dëmtimet e fundit, përfshirë atë të Augusto Fernandezi­t, i cili humbi sezonin për shkak të një problemi me ligamentin e kruciatit. E, megjithatë, trajneri nuk kërkon justifikim­e: "Të martën ne do të stërvitemi dhe do të flemë për të luajtur mirë të mërkurën". Seancën e riaftësimi­t pas ndeshjes me Deportivo La Korunjën, skuadra e zhvilloi ditën e hënë në orën 22: 00 të mbrëmjes, në qendrën sportive "Cerro del Espino".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania