Panorama Sport (Albania)

Gjici, ultimatum për fitore ndaj Partizanit

Kreu i klubit: Fitoni me Partizanin dhe jua fal të gjitha gabimet që keni bërë deri më tani

- SKERDILAID SULOZEQI

Safet Gjici vendos ultimatum për fitore kundër Partizanit, në të kundërt paralajmër­on masa drastike. Presidenti i Kukësit, dy ditë pas barazimit me Laçin, ka thirrur stafin teknik në një mbledhje urgjente. Numri një i klubit ka lajmëruar...

Safet Gjici vendos ulti matum për fitore kundër Partizanit, në të kundërt paralajmër­on masa drastike. Presidenti i Kukësit, dy ditë pas barazimit me Laçin, ka thirrur stafin teknik në një mbledhje urgjente. Numri një i klubit ka lajmëruar drejtorin Dritan Dervishi për këtë mbledhje, ndërsa kanë marrë pjesë trajneri Ernest Gjoka, zv.trajneri Fatjon Tafaj, përgatitës­i i portierëve, Gud Tafaj, si dhe përgatitës­i atletik, Gjergj Poloska. Në orën 11:00 të së hënës, drejtuesit kanë nisur mbledhjen, e cila këtë herë ka zgjatur më pak se zakonisht, afërsisht një orë. Gazeta "Panorama Sport" zbardh gjithë fjalimin e Gjicit, por edhe pjesëtarëv­e të tjerë të stafit. Ka qenë një bisedë konstrukti­ve, teksa numri një i klubit ka pasur një propozim të ri. Fitorja me Partizanin fal të gjitha gabimet, sepse sipas Gjicit ky takim mund të quhet si ndeshja e titullit për Kukësin. Fjalimi i presidenti­t

"Ju kam thirrur në këtë mbledhje për t'ju thënë që dua t'ju mbështes në mënyrë maksimale, nuk dua të kritikoj askënd për ndeshjen e fundit, as ju, as lojtarët. Na u vodh një penallti, por kjo s'do të thotë që ne nuk do të kërkojmë të drejtën apo dënimin e arbitrit Koçi, madje do t'i shkojmë deri në fund. Po kaloj direkt më temë, kërkoj nga ju të punoni maksimalis­ht për të fituar me Partizanin. Dua fitore, asgjë tjetër. Kërkoj të mposhtni Partizanin, pasi në shumë ndeshje na kanë marrë tri pikë jo në mënyrë të drejtë. Fitoni dhe do t'jua zeroj të gjitha ato gabime që keni bërë deri tani. Nuk dua t'ia di fare çfarë ka ndodhur në të kaluarën,

vetëm merrni tri pikë të shtunën. Rrogat dhe premiot i keni gati, nëse do jeni të zotë, merrini. Na duhet kjo fitore me çdo kusht", mësohet të ketë thënë Gjici në mbledhje. Trajneri Gjoka

Duke filluar me drejtorin Dervishi e duke vazhduar me

trajnerin Gjoka, të gjithë kanë qëndruar në një linjë me presidenti­n Gjici. Me përfundimi­n e mbledhjes, stafi ka shijuar dhe një kafe së bashku. Pas pushimit të së dielës skuadra ka nisur stërvitjen në Pezë. Por, para se të niste stërvitja, trajneri ka grumbullua­r të gjithë lojtarët dhe ka bërë një përmbledhj­e për ndeshjen me Laçin. Gjithashtu, i ka transmetua­r ekipit porositë e presidenti­t, por edhe këshillat e tij.

"Me Laçin treguam lojë të mirë, por është gjynah që nuk arritët të fitonim. Pavarësish­t se arbitri na mohoi penalltinë dhe sigurisht që na ikën dy pikët, por që fajin tonë dhe përgjegjës­itë do t'i kërkojmë edhe te vetja. Nuk arritëm të realizonim gol dhe shpërdorua­m mjaft raste. Tani çfarë iku nuk kthehet më, dua impenjim maksimal për ndeshjen me Partizanin. Na duhet vetëm fitorja, këtë gjë ma ka transmetua­r edhe presidenti. Me trepikëshi­n me Partizanin tregojmë që ne jemi potencial për titull. Tani ju kërkoj përqendrim dhe të japim të gjithë maksimumin për këtë takim. Të nderojmë veten dhe të kënaqim tifozët tanë në Kukës", ka thënë Gjoka para lojtarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania