Panorama Sport (Albania)

Laluci: Alveshin e duan në Dubai, por duhet të paguajnë

" emi edhe ne kushtet tona, anixha iku se nuk gjeti hapësira"

- ERMAL SIKA

Sulmuesi i Flamur tarit, Danilo Alvesh, kërkohet nga një skuadër në Emiratet Arabe. Një gjë të tillë e ka bërë me dije për "Panorama Sport" drejtori i klubit vlonjat, Vangjel Laluci, i cili shprehet se një ekip në Dubai e kërkon futbollist­in brazilian. Por, arabët nuk kanë kontaktuar klubin e Flamurtari­t, por vetë lojtarin. Në këto kushte, klubi nuk është gati që ta lërë të lirë futbollist­in. Dy ditë më parë, trajneri Magani u shpreh i bindur se Alvesh do të kthehet shumë shpejt. Faktin se braziliani është lojtar i Flamurtari­t e thekson edhe drejtori i klubit, Vangjel Laluci. "Alvesh nuk është treguar korrekt me ne. Ne kemi shkelur çdo gjë për Alveshin, edhe çështjet disiplinor­e. Nuk është çështje lekësh kjo e Alveshit, por gjë tjetër, është transfertë. Kërkon të ikë në ekip tjetër. Ajo skuadër që e do, le të paguajë. Bëhet fjalë për një skuadër që është jashtë vendit, por ne kemi kushtet tona. C kemi dalë borxhit Alveshit. Lekët i ka marrë, madje edhe më shumë nga të tjerët. Ca njohim vlerat dhe kemi toleruar shumë nga pikëpamja e etikës dhe disiplinës, por ai u largua pa i thënë askujt", u shpreh Laluci, i mërzitur për rastin në fjalë, ndërsa zyrtarisht nga klubi i Flamurtari­t nuk dihet se ku ndodhet për momentin lojtari. Nga ana tjetër, Laluci ndalet edhe te Kanixha, braziliani tjetër që, sipas tij, ka ikur për shkak se në Vlorë nuk gjeti hapësira. "Kanixha u largua pasi nuk gjente vend në formacion. Hapësirat nuk krijohen artificial­isht. Një trajner hap garën brenda ekipit dhe çdokush do të jetë në luftë për të merituar formacioni­n. Atij iu dha mundësia, por nuk e shfrytëzoi. Brazilianë­t nuk e pëlqejnë përgatitje­n fizike, duan gjëra taktike teknike. Magani kërkon të fusë garën mes lojtarëve. Kanixha nuk e duroi dot këtë dhe u largua", u shpreh Laluci.

Teuta - Barazimi në ndeshjen ndaj Teutës nuk u prit mirë te Flamurtari, megjithatë për Lalucin skuadra ka bërë një paraqitje të mirë. "Nga pikëpamja matematiko­re kemi marrë një barazim me Teutën, por kemi dominuar lojën në të gjitha aspektet. Lojtarët kanë lu-

ajtur shumë mirë të vendosur në fushë, kanë lëvizur shumë, por kjo javë ishte destinuar që të mos kishte gola. Duhet ta kishim fituar takimin me Teutën, ishim përgatitur për fitore të bujshme, duke qenë se edhe Magani kishte njohje të mirë të Teutës dhe u punua për t'i goditur aty ku ishin më të dobët. Ajo që donim u realizua, por nuk erdhi goli. Sikur pesë golat të ndaheshin në katër ndeshje, shumatorja do të na binte mirë me pikët. Ekipi po vrapon, është i etur dhe i qartë për atë që kërkon. Jam i kënaqur nga kjo pjesë. Edhe në kohët tona më të mira kemi marrë barazime. Me sa duket, vazhdon tradita në derbi, pasi këto e bëjnë edhe më të bukur atë", vazhdoi Laluci, i cili flet edhe për takimin e radhës me Tiranën. "Kemi nisur përgatitje­t për dy kompeticio­net si për Kupën, ashtu edhe kampionati­n. Cliria është një ekip modest, por e kemi vlerësuar maksimalis­ht. Ndërsa Tirana më pëlqeu në derbi, kishte momente jo të mira në pjesën e dytë, stafi ynë dhe lojtarët e panë ndeshjen, kemi DVD e atij takimi, por natyrisht që është ndeshje tjetër që do të ketë strategji tjetër nga bardheblut­ë. Natyrisht që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por ne besojmë se do të marrim rezultat pozitiv", mbylli Laluci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania