%(rta ut në )sherr) %amurrasin me *astriotin
Në prag të ndeshjes së sotme në Kupën e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë drejtuesit e skuadrës së Mamurrasit janë duke u përballur me një problem delikat. Mesfushori kryeqytetas, Denis Myrta, i cili prej dy vitesh është pjesë e Mamurrasit, duket se ka firmosur një kontratë me Kastriotin. Një gjë të tillë ai e ka bërë ditët e fundit, kur skuadra krutane rrezikonte përjashtimin nga Kategoria e Parë. Stafi teknik i Kastriotit e ka kontaktuar, edhe pse lojtari ishte i dëmtuar, madje vazhdon fazën e rikuperimit. Në një situatë të tillë, presidenti Ded Ndreca ka kundërshtuar këtë veprim dhe i ka kërkuar klubit krutan që 20-vjeçari të rikthehet sërish në përbërje të ekipit të tij. Ahmet Zani