Panorama Sport (Albania)

Uzuni presion Lushnjës: Duam uali i imin

emi të etur për sukses, bëjmë maksimumin në Kupë

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të kampionati­t ndaj Sopotit, ndërkohë që Myrto Uzuni ishte vendimtar me dy golat e tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", talenti beratas flet për objektivat me ekipin fierak dhe ofertat që ka pasur nga Kategoria Superiore.

Dopietë dhe trepikëshi i parë për Apoloninë. E kishit menduar një start të tillë?

Kemi marrë një fitore plotësisht të merituar dhe të bukur ndaj Sopotit, në një sfidë të cilën e kishim vlerësuar maksimalis­ht. Kundërshta­ri është një ekip, i cili ka investuar në merkaton e verës. Jam shumë i lumtur që shënova dy golat, por kryesorja ishte fitorja e skuadrës dhe marrja e tri pikëve të para. Golat janë meritë e gjithë skuadrës që prodhoi një lojë të mirë dhe e kërkoi fitoren gjatë gjithë takimit.

Nuk jeni sulmues i deklaruar, megjithatë sezonin e shkuar keni arritur të realizoni shpesh...

Mundohem t'i kryej sa më mirë detyrat që më jepen dhe, kur ndodhem para portës apo në pozicione të volitshme, e gjuaj portën dhe kështu kam arritur të shënoj. Një gjë e tillë vjen se punoj shumë për t'i realizuar finalizime­t në procesin stërvitor, ndërkohë që ua kam marrë dorën golave në Kategorinë e Parë. Besoj se dhe me ndihmën e shokëve të tjerë të skuadrës pasi për një qëllim arritjen e suksesit luajmë të gjithë, do të vazhdoj me këto ritme edhe këtë sezon.

Gjatë merkatos keni pasur disa oferta për të qenë pjesë e Superiores. Përse vazhdoni të luani me Apoloninë?

Është e vërtetë që ofertat nuk më kanë munguar nga ekipe të ndryshme, por unë kam një kontratë me ekipin fierak, të cilën dua ta zbatoj me përpikëri.

Drejtuesit kanë zgjedhur të marrin në ekip lojtarë të rinj. Si e shihni një strategji të tillë?

Apolonia është një ekip i fortë që po konsolidoh­et dhe harmonizoh­et nga dita në ditë. Këtë e tregoi më së miri jo vetëm fitorja e arritur ndaj Sopotit, por loja e zhvilluar në përgjithës­i, ku ne kishim epërsi ndaj kundërshta­rit dhe, me pak më shumë vëmendje e qetësi, mund ta kishim siguruar fitoren që pjesën e parë. Vërtet jemi një skuadër me lojtar të rinj në moshë, po ne do të dimë t'i dhurojmë skuadrës energji pozitive, pasi jemi të etur për sukses.

Cilat janë skuadrat që shihni si rivale për ngjitjen në Superiore?

Është shumë shpejt për të folur për rival. Unë mund të them se grupi ku bëjmë pjesë ka disa ekipe shumë të fortë që do të synojnë në ngjitjen në elitë, si Bylisi, Dinamo, Lushnja Pogradeci, por dhe Sopoti e Tomori. Personalis­ht uroj që të zhvillohet një kampionat i bukur, i ndershëm deri në fundin e tij dhe "fair- play", në mënyrë që ekipi, i cili do të ngjitet, ta meritojë plotësisht.

Si e parashikon­i ndeshjen e radhës në transfertë me Shkumbinin?

Do të jetë një ndeshje e fortë dhe me rivalitet. Ne po e vlerësojmë kundërshta­rin dhe do të japim më shumë se 100% që të marrim një rezultat pozitiv.

Megjithatë, në këtë drejtim nuk mund të flas shumë, pasi është më mirë që gjithçka t'ia lëmë fushës së lojës.

Nesër (sot), luani takimin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Lushnjës...

E kemi vlerësuar e po përgatitem­i seriozisht për këtë ndeshje të parë të Kupës. Jam i bindur se do të bëjmë një prezantim dinjitoz në fushën e lojës, duke kërkuar të marrim një rezultat sa më të mirë që të na mundësojë kualifikim­in në ndeshjen e kthimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania