Panorama Sport (Albania)

Kaos me stadiumin, vuan Elbasani

Sot sfida e parë e Kupës, ndaj Luftëtarit do të luhet në kompleksin “Shefqet Lamçja”

- VLADIMIR MEMA

Elbasani kërkon ta lërë pas humbjen në kampionat në "derbin" me Turbinën dhe të gjejë një "ngushëllim" te Kupa e Shqipërisë. Humbja në javën e parë të kampionati­t do të kalojë me një analizë dhe do të kërkohet patjetër kthesa në sfidën e ardhshme. Megjithatë, para kampionati­t është edhe Kupa dhe pikërisht ditën e sotme skuadra do të luajë sfidën e parë të turit të parë përballë Luftëtarit në Superiore. Ndeshja është programuar në Elbasan, por dita e djeshme ka qenë një kaos i vërtetë për të gjetur një fushë për këtë sfidë. Stadiumi

Verdheblut­ë luajtën të hënën dhe u takoi vetëm një ditë pushim përpara përballjes së sotme. Jo vetëm që nuk pati një shtyrje të ndeshjes së Kupës, por një tjetër problem është stadiumi se ku do të luhet. Sfida nuk mund të luhej sërish në "Elbasan Arena", për shkak se në këtë impiant u luajtën dy ndeshje radhazi, Partizani-Tirana të dielën dhe Elbasani-Sopoti të hënën. Dhe do të ishte shkatërrue­se për tapetin që të

luheshin tri ndeshje brenda katër ditësh. Aktualisht është korrur bari dhe po menaxhohet situata me fushën. Në këtë mënyrë, është vendosur që ndeshja të luhet në kompleksin "Shefqet Lamçja", aty ku verdheblut­ë kryejnë stërvitje çdo ditë. Për momentin,

kjo ishte zgjidhja më e mirë, duke qenë se impianti kryesor i qytetit është duke u mirëmbajtu­r. Ndonëse elbasanasi­t nuk kanë një objektiv real për Kupën, pritet që ta marrin seriozisht përballjen me gjirokastr­itët, pasi në bazë të kalendarit mund

të përballen me bardheblut­ë e Tiranës në turin tjetër. Rivaliteti i një dekade më parë midis dy tifozërive mund të bëjë që në stadium të rikthehen edhe ultrasit elbasanas, duke bërë në këtë mënyrë që të "shkrihen" akujt edhe me klubin. verdheblu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania