Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja shpalos objektivat për Kupën

-

Besëlidhja, nën drejtimin teknik të trajnerit Stavri Nica, po vijon stërvitjen jo vetëm për llogari të javës së dytë, por edhe për Kupën e Shqipërisë. Pas fitores së të shtunës ndaj Besës në transfertë, të gjithë këtu në Lezhë janë të gëzuar. Stafi teknik po punon për të meremetuar ato pika ku u vërejtën dobësi të shtunën ndaj kavajasve. Drejtori teknik Alban Bruka, gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", flet për ecurinë e skuadrës në start dhe për objektivat e tyre. "Fitorja e së shtunës në Kavajë ndaj Besës ishte starti më i mirë i mundshëm për një skuadër pretendent­e si Besëlidhja, pasi tashmë jemi të karikuar edhe psikologji­kisht për të vijuar rrugën tonë. Tani jemi të përqendrua­r te ndeshja për llogari të Kupës së Shqipërisë, ndaj Erzenit, një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalis­ht, pasi jo vetëm që do të kërkojmë të ecim sa më shumë në Kupë, por këtë skuadër e kemi rivale edhe në ndeshjet e kampionati­t. Skuadra është e karikuar maksimalis­ht dhe tani presim të qetë takimin e Kupës së Shqipërisë", thotë Bruka. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania