Panorama Sport (Albania)

Kampionati i çudirave, në jug ka një garë “big”-ësh

Akuza për korrupsion, lojë e FSHF-së me klubet

- BESAR BOZGO

Një kampionat që nis me dy javë vonesë, skandale me klubet që në ditën e parë, akuza për korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe pak tifozë. Kjo nuk është Kategoria e Parë që presin të gjithë, kampionati i dytë më i rëndësishë­m në Shqipëri, por me shumë diferencë nga Superiorja. Gara u prish që në ditën e parë. Partizani B u tërhoq nga kampionati vetëm tri orë përpara sfidës së parë që do të çelte garën. E padëgjuar më parë! Një çështje që mbeti enigmë dhe arsyet e vërteta dhe jo ato sa për të kaluar radhën, nuk u thanë asnjëherë. Rikthimi i Mamurrasit me tri vendime të ndryshme brenda një jave është një tjetër rekord i kësaj federate që eksperimen­ton me garën njëlloj si me recetat e gatimit. Analiza

Në Grupin A, dy prej tre pretendent­eve që synojnë ngjitjen në Superiore, Besëlidhja dhe Kamza, e kanë nisur me fitore. Të parët i ka nderuar një guineas në transfertë­n e Kavajës ndaj Besës, në një kohë që rasti i humbur nga verdhezinj­të në fundin e lojës, me siguri që tashmë ka hyrë në videot përmbledhë­se të humorit sportiv ku lojtarët nuk shënojnë as me portën e boshatisur. Gjithsesi, lezhjanët i kënaq vetëm 3-pikëshi. Kamza ia del në një fushë të vështirë si ajo e Shënkollit. Skuadra debutuese, e cila përfaqëson komunën e njohur në të gjithë Shqipërinë për burgun e famshëm që ndodhet aty, nuk arriti të shmangte humbjen. Një lojë e fortë dhe shumë karakter, por në fund ka vetëm zhgënjim. Ndërsa, kamzalinjt­ë kanë bërë humor edhe me fushën. "Ishte aq e vogël sa na dukej sikur luanim 'kriket'", diskutonin mes tyre lojtarët kamzali. Burreli e nis shumë mirë dhe në takimin ndaj Ilirisë i mjaftojnë vetëm 45 minuta. Tërbuni i rikthyer në të Parën, e fillon sezonin me vetëm një pikë. Nëse Kiri nuk do të gabonte nga pika e bardhë në minutat e fundit, gjërat do të ishin ndryshe ndaj Kastriotit. Në Grupin A, përplasjet e rëndësishm­e do të jenë të pashmangsh­me thuajse çdo javë. Bylisi, Elbasani, Tomori, Dinamo, Apolonia, Lushnja apo edhe Pogradeci kanë krijuar një kampionat më vete në Grupin e Jugut. Skuadra që synojnë elitën dhe premtojnë përballje të zjarrta në vazhdim. Lushnja- Tomori ishte përballja "big" që iu rikthye kampionati­t. Një eurogol i Endri Maganit vendosi sfidën duke i dhënë 3 pikë Lushnjës. Ndërsa, beratasve u duhet ende punë për t'u ambientuar me Kategorinë e Parë, ku munguan për një vit. Ajo që i mungoi kësaj sfide ishin tifozët, shumë të paktë në numër. Apolonia mund Sopotin në Fushë- Krujë. Uzuni është heroi i fierakëve me dopietë, ndërsa librazhdas­it akuzojnë ashpër gjyqtarin kryesor Elidon Halo dhe një prej anësorëve. Akuzat ndaj tyre janë për korrupsion në bashkëpuni­m me fierakët për të dëmtuar Sopotin. Akuza "të çmendura" që në start. Për ironi, Elbasani, që kishte vetëm disa ditë që u shit si klub te një kompani angleze për rreth 1 milion euro, u mund në "derbi" nga Turbina 1-0. Bylis i drejtuar nga Julian Ahmataj e nis me fitore kampionati­n duke mos gabuar në fushën e vet përballë Pogradecit. Ndërsa, Dinamo jep sinjale se do të jetë ndryshe nga një vit më parë. Një ekip, ku ndërthuren veteranët me të rinjtë, përballë Shkumbinit fiton lehtësisht 2-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania