Panorama Sport (Albania)

"I adhuroj gjermanët, nuk kemi frikë nga Bajerni"

-

Gjysmëfina­lja e vitit të kaluar ka bërë që ndeshjet mes Atletikos të Madridit dhe Bajernit të Mynihut të mos jenë më thjesht takime Lige Kampionesh. Së bashku me cilësinë e formacione­ve është rritur edhe rivaliteti mes dy ekipeve. Për të zbuluar atë çfarë pret nga ky takim, dje përpara gazetarëve doli edhe Diego Simeone. "Nga dueli i vjetshëm nuk them se do të ketë shumë ndryshime. Skuadrat nuk kanë ndryshuar shumë. Bajerni ka forcuar më shumë sulmin me bashkëpuni­min e krahut të majtë mes Alabës dhe Riberisë. Ndërkohë që me afrimin e një lojtari si Humels ka shtuar eksperienc­ën në grup", tha trajneri i Atletikos pasi e pyetën se çfarë ndryshimes­h priste në këtë duel.

Për Grizmanin - "Nuk mendoj se jam mentori i tij. Unë jam vetëm trajneri i tij, jam personi që e ndihmon si futbollist. Ai ka shumë personalit­et".

Ndeshje për Torresin - "Presingu i Bajernit do të na e vështirëso­jë jo pak lojën. Them se të dy ekipet do të kenë shumë punë pasi e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Unë konfirmoj se që nga minuta e parë do të zgjedh Torresin, i cili di si të sulmojë hapësirat". Karakteri gjerman - "Kur në fillim të sezonit më pyetën për punën që do të bënim gjatë verës, unë u mora si shembull futbollin gjerman. Ata janë një shembull për t'u ndjekur pasi janë konstantë dhe nuk heqin kurrë dorë. I kam ndjekur me admirim pasi shpresoj shumë që një ditë kemi mentalitet­in e atyre. Më pëlqen mënyra si logjikojnë gjermanët". Për Ançelotin - "Dëgjova se Ançeloti ka thënë për mua se djersi më shumë tani si trajner se sa kur isha futbollist. Ai e di fare mirë sa e respektoj. Është një trajner që admiroj, është një person që ka arritur shumë në jetë. Është një person i mrekullues­hëm".

Flet Saviç - Pas trajnerit, në konferencë­n për shtyp e mori fjalën edhe Saviçi. Mbrojtësi i Atletikos komentoi kështu duelin me rekordmenë­t e Gjermanisë. "Kanë një ekip të fuqishëm, por besoj se edhe ne do të kemi shanset tona. Ne do të zbresim në fushë për të fituar, por vetëm pasi të luhen disa minuta do të kuptojmë se çfarë mbrëmje na pret. Çelsi i suksesit besoj se do të jetë në mbrojtje. Nëse nuk do të pësojmë asnjë gol, them se do të kemi bërë një ndeshje të mirë", tha mbrojtësi nga Mali i Zi. "Nuk më pëlqen shumë që të flas për titullarë apo lojtarë stoli. Ne kemi një ekip ku të gjithë janë të barabartë. Kemi një grup lojtarësh që janë gati të ndihmojnë njëri-tjetrin në takime kaq delikate. Unë nuk kam presion dhe them se është një kënaqësi të luash përkrah Godinit", nënvizoi Saviç, i cili sot të jetë titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania