Panorama Sport (Albania)

FIFA e uroi me gafë, ja disa nga përshëndet­jet e tjera

-

Uebsajti i FIFA-s nuk mund të mungonte në ditën e ditëlindje­s së një legjende si Françesko Toti, për ata ngatërruan emrin e futbollist­it duke e quajtur Fernando Toti, ndonëse më pas me pak ironi, kërkuan falje dhe e korrigjuan urimin e tyre. Ndërkohë, urimet e tjera ishin të pafundme, ku disa prej më interesant­eve po i rendisim më poshtë.

* Usain Bolt: "Gëzuar ditëlindje­n, nga një legjendë për një tjetër". * Lionel Mesi: "Gjithmonë të kam admiruar, akoma më shumë në ditën që të kam njohur personalis­ht. Urimi më i mirë është që ti të vazhdosh të luash për dy vite të tjera".

* Alesandro Del Piero: "Françe, e mban mend kur na tregove me gjeste 4-0 në Romë?! Ja tani arrite edhe ti atje".

* Antonio Kasano: "Miku im, urime! Mbërritëm te të 40-at, por mund të luash lehtësisht edhe pesë vite të tjera me atë që po tregon. Jam krenar dhe i lumtur që kam luajtur me ty. Të lutem, vazhdo na dhuro spektakël. Je ende numri 10 më i fortë i historisë italiane". * Roxher Federer: "Të uroj më të mirat dhe një festë madhështor­e. Shpresoj të të shoh së shpejti në Romë".

* Novak Xhokoviç: "Urime kapiten, urime princi i Romës. 40 vjeç dhe je duke ecur ende fort. Je një idhull për atë çfarë ke bërë në karrierën tënde dhe për personin që je. Respekte!".

* Daniele De Rosi: "Ti je 40 vjeç... Më duket sikur ishte dje, kur të dy ishim ende vogëlushë, të bukur si dielli dhe beqarë... Është një objektiv i rëndësishë­m dhe të uroj më të mirë. Të dua shumë miku im". * Havier Zaneti: "Kampion në çdo sfidë, brenda dhe jashtë fushe. Krenar që të kam pasur si kundërshta­r dhe është ende një kënaqësi të të shohësh ende sot. Urime!".

* Andrea Pirlo: "Shoh që arrin ende të shënosh e të dëfrehesh dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e".

* Klaudio Balioni: "Mendoj se kjo rini e jotja varet edhe nga ato banjat çudibërëse të Sinait, duke parë jetëgjatës­inë tënde atletike dhe futbollist­ike të jashtëzako­nshme".

* Ariedo Braida: "Kush dashuron futbollin, nuk mund të mos dojë një kampion të madh si ti Toti. Unë doja ta sillja te Milani, e donim ta vishnim kuqezi, por ai e kishte bërë zgjedhjen e tij, të lidhej përjetë me skuadrën e jetës së tij. Për këtë i uroj më të mirat këtij futbollist­i fantastik, i cili mendoi që të qëndrojë besnik dhe jo të zgjidhte një klub tjetër, pa menduar se çfarë trofesh më shumë mund të kishte fituar në karrierën e tij".

* Kristian Vieri: "Janë 40, por ti je ende në formë. Luaj edhe disa vite të tjera, na bëj ende të dëfrehemi".

* Maks Biaxhi: "Urimet e mia kapitenit! I pashtershë­m, krenaria italiane".

* Paolo Maldini: "Është një arritje e rëndësishm­e. Ti po dëfrehesh ende dhe të lutem vazhdoje bëje sa ke ende mundësi".

* Maria De Filipi: "Urime Françesko, shumë-shumë urime!".

* Mateo Renzi: "Xhovanoti, Françesko Toti, Virxhiani Rafaele. 27 shtatori është një ditë e bukur për talentin italian. Urime!".

* Alesandro Nesta: Gëzuar ditëlindje­n Françesko. Kundërshta­ri i madh i mijëra betejave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania