Panorama Sport (Albania)

“Kirurgu” De Bur kuron Brozoviçin dhe Kondogbian

Interisti do t'u japë një tjetër shans atyre

-

Tek Interi është instaluar metoda "De Bur". Trajneri holandez ka goditur të gjithë me menaxhimin demokratik të dhomave të zhveshjes, por edhe për qëndrueshm­ërinë e tij në vendime, me koncepte të qarta dhe koherencë të plotë me grupin. Të gjithë do të kenë nga një shans për të fituar atë, por askush nuk mund të dalë jashtë metodave dhe kërkesave të tij. Trajneri e ka treguar dhe konfirmuar dorën e tij në menaxhim, në të mirë e në të keq të Erkinit, Jovetiçit, Ranokias, por edhe Brozoviçit, Kondogbias dhe të rinjve që ka hedhur shpesh së fundmi në fushë si Gnoukuri dhe Miangue. Por, tani e në vazhdim, De Bur do të kërkojë që të rikuperojë sa më shpejt edhe dy lojtarë me të cilët së fundmi ka pasur fërkime të forta, ndonëse ish-mbrojtësi i Ajaksit ka vendosur t'i japë edhe një shans jo vetëm Brozoviçit, por edhe Kondogbias. Kroati është kthyer dje në stërvitje me grupin pas polemikës që shpërtheu gjatë ndeshjes me Hapoel Ber Shevan, ku ai u zëvendësua në fund të pjesës së parë. Futbollist­i është konfrontua­r me trajnerin, kanë folur mbi situatën dhe sjelljen e tij antisporti­ve, ka kërkuar falje dhe ndoshta do të grumbulloh­et për transfertë­n e nesërme, në Pragë, për Ligën e Europës. Ndërkohë, Kondogbia duhet të nisë "të dëgjojë", të zbatojë këshillat e De Burit, të cilat i kushtuan zëvendësim­in ndaj Bolonjës, në mesin e pjesës së parë. Edhe francezi ka pasur një takim me "bosin" e tij, ku mendohet se kanë zgjidhur situatën, por mbi të gjitha, De Bur i ka nënvizuar lojtarit se ndërrimi në minutën e 28-të nuk ishte një "përjashtim", por thjesht një këshillë për të mirën e lojtarit, sidomos të skuadrës. Prandaj, të dy mesfushorë­t pritet të kenë nga një tjetër shans, ndonëse tani e në vazhdim ose do të ecin në të njëjtën rrymë me trajnerin, ose duhet të zgjedhin një rrugë tjetër...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania