Panorama Sport (Albania)

OPINION Tetori i zi i sportit shqiptar...!

- Nga DËFRIM METHASANI

Bashkë

me gjethet e vjeshtës në këtë muaj të dytë të kësaj stine u këputën edhe disa prej yjeve të sportit, me emrat e të cilëve ishim mësuar një jetë të tërë. Esat Rakiqi, Telat Agolli, Gëzim Kasmi dhe Safet Berisha janë katër figura interesant­e të futbollit dhe jo vetëm që tashmë na mungojnë dhe nuk kemi fatin t'i shohim as në ekrane, as në studio televizive e aq më keq në fusha futbolli apo arena cirku. Arshiva dhe kujtesa gjithnjë në raste të tilla na vjen në ndihmë dhe kujtojmë gjurmët që këta mjeshtër lanë pas, këta korifenj të sportit shqiptar, në Tiranë, Dibër e deri në Shkodër. Shkodrani Esat Rakiqi, fjalëpaku e punëshumi, ishte sinjali i parë i zymtësisë së një ikjeje të parakohshm­e, duke lënë në pikëllim jo vetëm qytetin djeplindës të futbollit, Shkodrën, por edhe të gjithë ata që mbajnë mend Esat Rakiqin futbollist dhe Esat Rakiqin trajner e ndihmëstra­jner deri në këtë vit dhimbje të vjeshtës së 2016- ës. Ish- futbollist­i i viteve 1960-1970 me Vllazninë ka luajtur afro 297 ndeshje me kuqeblutë dhe ka shënuar 56 gola. Po kaq tronditës ishte lajmi për dy ikonat e futbollit të Partizanit dhe Tiranës, por që i bënte bashkë ekipi kombëtar, Gëzim Kasmi dhe Safet Berisha. Mbrojtësi i pakalueshë­m dhe potent Kasmi, por me shumë se kaq, qendërmbro­jtësi vigan, që i ngjante një muri të fortë në mbrojtje, Safet Berisha, lanë pas një boshllëk jo vetëm fizik, por edhe historik. Ata të dy gdhendën thuajse të njëjtën histori me firmën e mbiemrave të tyre. Gëzim Kasmi ishte një mbrojtës i fortë e luftarak i Tiranës së viteve 19601970, por që luajti denjësisht edhe atje ku e degdisën për tri vite radhazi, në Skrapar me ekipin e 5 Shtatorit. Biografiki­sht, nuk pati fat të luante më shumë se katër ndeshje me uniformën kuqezi. Ai ishte djaloshi që zbukuronte formatin sportiv të dinastisë Kasmi, bashkë me vëllezërit e tij, Kujtimin basketboll­ist dhe Bujarin futbollist. Safet Berisha ishte një lojtar klasi që erdhi nga Lokomotiva në vitin 1969 si ushtar, por që u bë shumë shpejt lider te Partizani. Aty shpërtheu e nuk diti të ndalej nga viti 1970 e deri në vitin 1983, sa te Partizani, po aq edhe te Kombëtarja, duke pasur edhe rolin e një kapiteni të madh me shiritin e besueshmër­isë në krah. Në 12 vite, ai fitoi tre tituj kampionë e tri kupa Shqipërie, pa harruar edhe 20 gola të shënuar në librin e artë të futbollit edhe pse një lojtar mbrojtës. Në muzën e dhimbjes, por jo nga bota e futbollit, ishte edhe artisti sportist Telat Agolli, "Mjeshtër i Madh", dibrani i mirë që kish bërë vend në kryeqytet e shumëkush e mendonte si një tiranas të vjetër. Aktori dhe interpretu­esi i famshëm në arenat e cirkut ishte bërë një figurë shumë e dashur për sportdashë­sit dhe spektatorë­t si një mundës dhe peshëngrit­ës kampion. Ai mbetet një emër i madh dhe një sportist universal duke dhënë kontribute, sa në tapetin e mundjes, pedanë e shtangë, por po aq edhe në arenën e cirkut.

Ky muaj mund të quhet ndryshe si tetori i zi i sportit shqiptar sepse solli lajme që indinjuan të gjithë ata që i kanë njohur dhe njohin sadopak sportin dhe futbollin. Përmes ceremonive dhe respektit të pafund, në ditën e lamtumirës së tyre ata morën me vete homazhin e duhur, ndërsa si një testament i gjallë do t'u mbesë pas brezave rruga e bukur dhe e suksesshme e tyre. Ata ecën me këmbët e veta në karrierën e tyre, pa sforco, pa miq dhe pa parti. Ata ecën në jetë si mjeshtër të mëdhenj, ndërsa ikën nga kjo jetë si njerëz të thjeshtë… ashtu si vetë sporti që bënë për dekada të tëra…!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania